Alternativa Demokratike Shqiptare ka fituar 4 ulëse në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, bëhet e ditur sipas rezultateve preliminare. Shqiptarët garuan në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 21 qershorit pasi u arrit konsensusi politik mes partive në Luginë të Preshevës dhe Medvegjë. Rezultati u arrit përkundër faktit që disa shqiptarë të Luginës nuk u lejuan të votojnë. Në përgjithësi, Partia e Aleksandar Vuciq SNS ka fituar 62.5% të votave dhe ka arritur një fitore bindëse në zgjedhje. Parashihet që SNS të kenë 180 ulëse. Ndërkohë votimi për zgjedhjet parlamentare në Serbi është mbajtur edhe në komunat me shumicë serbe...
Continue reading...Lajme
New York Times: Një takim në Shtëpinë e Bardhë, i rregulluar “pas shpinës” së BE-së
Takimi midis Presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe atij të Kosovës Hashim Thaçi në Uashington, është rregulluar “pas shpinës” së Bashkimit Evropian, shkruan New York Times (NYT) dhe tregon se SHBA po largohet nga aleatët e saj në Bruksel. Në një analizë të gjerë të statusit aktual të dialogut dhe angazhimit të SHBA në proces dhe rolin e Richard Grenell në negociata, gazeta pretendon, ndër të tjera, se Vuçiç dhe Thaçi arritën një marrëveshje të fshehtë për kushtet e marrëveshjes së ardhshme, përfshirë idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës. Për këtë, gazeta citon fjalët “katër ish-zyrtarë amerikanë, të cilët cituan...
Continue reading...Pronarët nuk e paguan gjatë pandemisë, kamarieri u zbraz kasën e lokalit
Një kamarier është vendosur nën hetim se ka kryer vetëgjyqësi për pagën e luftës, e quajtur e tillë nga kryeministri Edi Rama gjatë periudhës së pandemisë. Kundër E. Allara, u ankuan familjarët e punëmarrëses së tij, të cilët pretendojnë se punonjësi u tregua moskuptues dhe nuk i priti derisa paga u luftës t’u kalonte në bankë. Përkundrazi ai insistoi gjatë për rrogën dhe në fillim të muajit qershor i njoftoi se do braktiste detyrën. Madje denoncuesja B. Idrizaj i tha oficerit të policisë se Allara , kishte hyrë në kasë e kishte marrë prej andej 22 mijë lekët që pronarët...
Continue reading...Kosova si kurrë më parë, regjistrohen rekord rastesh të reja me Covid-19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se brenda 24 orëve u regjitruan 96 raste të reja me koronavirus, ndër 439 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve në terren. Numri i përgjithshëm shkoi në 2169. Komunat ku janë shifrat më të larta janë Gjilani, Prishtina, Prizreni dhe Mitrovica, me nga 20 dhe 19 raste. Po ashtu janë shëruar 29 pacientë, duke e çuar totalinnë 1047 raste. Deri tani betejën me sëmundjen në Kosovë e kanë humbur 36 persona, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Continue reading...Kryeministri i Indisë ‘zbulon’ kurën që mund të ndihmojë botën të mundë koronavirusin
Kryeministri i Indisë bën një sugjerim mjaft interesant për të luftuar koronavirusin. Narendra Modi, në Ditën Botërore të Jogës, është shprehur se joga mund të ndihmojë në mposhtjen e Covid-19. “Joga na ndihmon të forcojmë imunitetin dhe metabolizmin për të mposhtur pandeminë. Për këtë arsye, vetëm një sistem i fortë imunitar mund të jetë mburojë për ne. Joga është miku ynë i besueshëm në ndërtimin e kësaj mburoje”, është shprehur Modi. Ndryshe nga vitet e kaluara, kur qeveria indiane ka organizuar evente të mëdha publike në Ditën Botërore të Jogës, këtë të diel, të detyruar nga situata e rëndë e...
Continue reading...Ministri i Drejtësisë pushon nga puna prokurorin që hetonte avokatët dhe aleatët e Donald Trump
Pas refuzimit kategorik të djeshëm për tu dorëhequr Prokurori i Manhattan, Geoffrey Berman pranoi të largohej nga detyra pasi Ministri i Drejtësisë i Sh.B.A. i komunikoi pushimin nga puna me urdhër të Presidentit Donald Trump. Ky fakt u raportua nga CNN, e cila shkruan se prokurori Berman ishte mërzitur nga fakti se Barr kishte zgjedhur një koleg nga Neë Jersey dhe jo zëvendësin e tij si agjent veprues, duke anashkaluar kështu zinxhirin e komandës. Ai tha se nuk pranon të japë dorëheqjen derisa Senati të emërojë një pasardhës. Por në kushtet aktuale pas vendimit të vendimit të Prokurorit të Përgjithshëm...
Continue reading...Ish-deputeti i LSI-së zbulon planin ‘e fshehtë’ të kryeministrit Rama
Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari tha se kryeministri Rama kërkon që t’i ikë dakordësisë së arritur për reformën zgjedhore pasi kërkon që të bllokojë procesin e integrimit të vendit tonë në BE. Ai tha se Ramës i intereson kaosi. “Rama është dredharak dhe tentoi që t’i ikë dakordësisë, si për të zgjidhur një krizë politike ashtu edhe për të çuar përpara një reformë zgjedhore. Asnjë partie nuk i intereson, pasi pikë së pari i intereson qytetarëve dhe rivendosjes së demokracisë. Edi Rama i iku kësaj dakordësie, nxjerr në parlament deputetë të sponsorizuar nga ai, pasi i intereson kaosi. Gjithë kjo...
Continue reading...Të gjithë po flasin për atë! Ky është heroi shqiptar që gjeti 2 gra të zhdukura brenda 7 muajve
Flora Dujaku, gruaja nga Prishtina e cila ishte zhdukur gjatë ditës së djeshme është gjetur sot në Malet e Sllatarit, shkruan Gazeta Sinjali. Ajo u gjetë nga ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ridvan Tahiri, pas 28 orësh kërkim. “Pas 28 orëve kërkim arritëm ta gjejmë zonjën, Florie Dujaka. Është shëndoshë e mirë, e kemi në makinë dhe e kemi gjetë në Malet e Sllatarit. Pak shi, pak tereni i keq, por me rëndësi ia arritëm”, ka thënë Tahiri në një video të postuar në Facebook. Kujtojmë që po i njëjti mori pjesë edhe në kërkimin e zonjës Remzie Mustafa,...
Continue reading...“E keqja sapo ka filluar”, Altin Goxhaj zbulon prapaskenat e rënda: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë më 25 qershor
Avokati Altin Goxhaj teksa ka mbërritur në studio me topat e letrave higjienike, ka hedhur akuza të rënda mbi shpikjen sipas tij të rasteve në shtim të infeksioneve dhe vdekjeve nga koronavirusi, ndërsa pohoi se më datë 25 qershor opozita dhe mazhoranca kanë rënë dakord të shtyjnë me 3 muaj gjendjen e situatës së jashtëzakonshme. “Këto letra higjenike janë rezultat i ç’ka kanë bërë, dhe ngjyra rozë është pikërisht mesazhi. E keqja sapo ka filluar. Asnjë përfaqësues i opozitës, përkundrazi të gjithë përkrahin planet e Edi Ramës për të zgjatur karantinën edhe 3 muaj të tjerë. Plani i tyre është...
Continue reading...Spartak Ngjela tregon se çfarë fshihet pas shkarkimit të politikanes së njohur shqiptare dhe paralajmëron ndryshimin e madh: Kjo do të ndodhë
Dje është shkarkuar Vjosa Osmani nga posti i nënkryetarës dhe anëtares së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Për avokatin Spartak Ngjela kur antivlera shoqërore shkarkon vlerën e vërtetë dhe patriotike nga postet drejtuese të shtetit, patriotit të vërtetë i shtohet vlera deri në maksimumin historik të patriotizmit. Ngjela shkruan se të korruptuarit në Prishtinë dhe në Tiranë po presin që me anë të forcës së politikës amerikane të fitojë korrupsioni në Prishtinë, të copëtohet territori i shtetit të Kosovës dhe Serbia të dominojë edhe në Prishtinë edhe në Tiranë me veglat e saj, si në 100 vjet. Analiza e...
Continue reading...




