“E keqja sapo ka filluar”, Altin Goxhaj zbulon prapaskenat e rënda: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë më 25 qershor

Avokati Altin Goxhaj teksa ka mbërritur në studio me topat e letrave higjienike, ka hedhur akuza të rënda mbi shpikjen sipas tij të rasteve në shtim të infeksioneve dhe vdekjeve nga koronavirusi, ndërsa pohoi se më datë 25 qershor opozita dhe mazhoranca kanë rënë dakord të shtyjnë me 3 muaj gjendjen e situatës së jashtëzakonshme.

“Këto letra higjenike janë rezultat i ç’ka kanë bërë, dhe ngjyra rozë është pikërisht mesazhi. E keqja sapo ka filluar. Asnjë përfaqësues i opozitës, përkundrazi të gjithë përkrahin planet e Edi Ramës për të zgjatur karantinën edhe 3 muaj të tjerë.

Plani i tyre është që më 25 qershor në Parlament, me kërkesë të Ramës kanë përgatitur raportin për të zgjatur gjendjen e pandemisë, bazuar në shpikjet me vdekjet dhe infeksionet e njerëzve si instrument ordiner të kësaj qeverie. Shkojnë e shpikin edhe infektimin e vëllezërve Budina. Është plani për ta mbyllur Shqipërinë deri në zgjedhje, është plani i Ramës me Lulin dhe me Metën”, tha ai për Fax News.