Kosova si kurrë më parë, regjistrohen rekord rastesh të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se brenda 24 orëve u regjitruan 96 raste të reja me koronavirus, ndër 439 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve në terren. Numri i përgjithshëm shkoi në 2169.

Komunat ku janë shifrat më të larta janë Gjilani, Prishtina, Prizreni dhe Mitrovica, me nga 20 dhe 19 raste.

Po ashtu janë shëruar 29 pacientë, duke e çuar totalinnë 1047 raste.

Deri tani betejën me sëmundjen në Kosovë e kanë humbur 36 persona, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.