Kryeministri i Indisë ‘zbulon’ kurën që mund të ndihmojë botën të mundë koronavirusin

Kryeministri i Indisë bën një sugjerim mjaft interesant për të luftuar koronavirusin. Narendra Modi, në Ditën Botërore të Jogës, është shprehur se joga mund të ndihmojë në mposhtjen e Covid-19.

Joga na ndihmon të forcojmë imunitetin dhe metabolizmin për të mposhtur pandeminë. Për këtë arsye, vetëm një sistem i fortë imunitar mund të jetë mburojë për ne. Joga është miku ynë i besueshëm në ndërtimin e kësaj mburoje”, është shprehur Modi.

Ndryshe nga vitet e kaluara, kur qeveria indiane ka organizuar evente të mëdha publike në Ditën Botërore të Jogës, këtë të diel, të detyruar nga situata e rëndë e pandemisë, qytetarëve indianë u është kërkuar ta praktikojnë jogën në shtëpitë e tyre.

Në vitin 2014, OKB-ja e shpalli 21 qershorin si Ditën Botërore të Jogas, me iniciativën e Modit.