Lajme

“Gjej një minutë për të menduar”, kryeministri Edi Rama del me mesazhin domethënës që në mëngjes (FOTO)

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një mesazh tepër domethënës. Me fjalët e shenjta të Nënë Terezës përçon mesazhin për të gjetur një minutë kohë për t’u menduar, për t’u lutur dhe për të qeshur. Elementë këto tepër jetësor dhe që na falin një jetë të paqtë. “Gjej një minutë për të menduar, gjej një minutë për t’u lutur, gjej një minutë për të qeshur”, – janë fjalët e të madhes Nënë Tereza që kryeministri Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale. FOTO:

Continue reading...

Ylli Manjani tregon çfarë i ka ndodhur sot kur po kthehej në Tiranë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar qeverinë lidhur me ndërtimin e Bypass të Vlorës. “Në llogara thashë të kaloj në tunelin që u inagurua javën që shkoi. Por e pashë veten që kisha mbërritur në Orikum duke kërkuar për hyrjen e tunelit…Bypass i Vlorës ende SNUK”, – shkruan Manjani në profilin e tij në Facebook. Statusi i Manjanit: “Sot në mëngjes po kthehesha nga bregu për Tiranë. Në llogara thashë të kaloj në tunelin që u inagurua javën që shkoi. Por e pashë veten që kisha mbërritur në Orikum duke kërkuar për hyrjen e tunelit… Bypass i Vlorës ende...

Continue reading...

“Më e larta në botë”, kryeministri Rama prezanton projektin e rëndësishëm dhe bën premtimin e madh (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama po inspekton sot HEC-in e Moglicës, i cili është një ndër projektet më të mëdha hidroenergjetike të Devollit. Gjithashtu kjo është një ndër digat më të larta në botë dhe shënon një zhvillim të rëndësishëm në fuqizimin e sistemit elektro-energjitë në Shqipëri. Gjithashtu Rama premton se pas këtij projekti shumë shpejt do të vijojë ai i Skavicës, e cila do të ndërtohet vitin e ardhshëm. Postimi i Ramës: “HEC Moglica, hidrocentrali më i madh në projektin Hidroenergjetik të Devollit, nis aktivitetin tregtar duke shënuar kështu një tjetër zhvillim të rëndësishëm në fuqizimin e sistemit elektro-energjetik në Shqipëri....

Continue reading...

Kujtim Gjuzi del me denoncimin e papritur: Duan të më infektojnë me COVID-19

Deputeti Kujtim Gjuzi në një reagim në mediat sociale shkruan se atë kanë tentuar ta infektojnë me COVID-19. Deputeti shprehet se infektimi i tij u inskenua dhe në 4 prill, por nuk arritën dot ta mposhtnin. Më tej ai për këtë gjë bën përgjegjës Ramën, pasi shprehet se ai ja djegë inskenimin atij dhe karagjozllëqet me shaminë e beqarisë. “MIKE DHE MIQ. JU KAM THENE: MUA NUK ME ZE RAMCORONA COVIT19 EDHE ADRIATIKUT I’A PATA THENE KUJDES SE DUAN TE TE INSKENOJNE ASHTU SIC DESHEN TE MA INSKENONIN MUA ME 06.04.2020 POR UNE SHKOVA T’U TREGOJ SE NESE “PJEK MISH...

Continue reading...

“Ej, ti, hajde këtu. Ku e ke çuar floririn?”, Frrok Çupi zbërthen lëvizjen e fundit të Ilir Metës

Presidenti Ilir Meta e ka mbyllur fundjavën në bregdet duke bërë 26 kilometra vrap para perëndimit të diellit. Me bluzën dhe shallin e Celtic, Meta thotë se nuk është e lehtë të jesh pjesë e kampionëve skocezë, për më tepër nuk është e lehtë të fitosh titullin e 10-të kampion, por sipas Presidentit munden. Për analistin Frrok Çupi presidenti po ofron politikën e emocionit. Ai shprehet se në momentin kur duan t’i bëjnë gjëmën kombit, fryjnë emocionet. Analiza e plotë e Frrok Çupit: “Megjithëse nuk besoj se do të shpëtojmë, këtë nuk kam pse ua them të tjerëve, ka plot...

Continue reading...

Në kohë të pandemisë COVID-19, rreth 22 mijë qytetarë nga Kosova e kaluan fundjavën në bregdetin shqiptar

Rreth 22 mijë persona kanë dalë nga Kosova përmes pikave kufitare dhe kanë hyrë në Shqipëri gjatë kësaj fundjave. Derisa që nga e premtja e deri në paraditen e së dielës, në Kosovë kanë hyrë rreth 17 mijë persona, e të cilët u janë nënshtruar kontrolleve mjekësore. Si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, por edhe vendet e rajonit, ditëve të fundit ka pasur rritje të numrit të të infektuarave me COVID-19. Por tashmë lehtësimi i masave po vazhdon dhe qarkullimi e kalimet kufitare mes shteteve nuk po ndalet. Vetëm gjatë vikendit në pikat kufitare Kosovë-Shqipëri, kanë kaluar me dhjetëra...

Continue reading...

Zgjedhjet në Serbi, rreth 4 mijë shqiptar kanë votuar për partinë e Vuçiqit

Dje janë zhvilluar zgjedhjet parlamentare në Serbi. Partia e Vuçiqit ka dalur fituese në zgjedhje, ashtu siç edhe ishte paraparë. Por, befasues është fakti se në vendvotimet shqiptare kanë dalur shumë vota në mbështetje të partisë së Vuçiq. Indeksonline mëson se rreth 4000 vota nga kutita e shqiptarëve janë dedikuar për partinë e Vuçiq në Luginë. Partia e presidentit serb ka patur rritje të votave edhe në Bujanoc, por që fal politikës shqiptare dhe angazhimit të politikës shqiptare, Bujanoci megjithatë ka frymuar shqip edhe në zgjedhjet e djeshme. Nga rezultatet e fundit të zgjedhjeve të djeshme, dy shqiptarë kanë të...

Continue reading...

Thaçi do ta rrëzojë qeverinë Hoti, sapo t’i arrijë marrëveshjet me Serbinë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka kritikuar qeverinë Hoti se e ka marrë pushtetin në mënyrë të padrejtë Ai ka thënë se këtë qeveri e ka formuar presidenti Hashim Thaçi për ta arritur marrëveshjen përfundimtare me Serbinë. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LV-së ka deklaruar se në fund kjo qeveri do të rrëzohet nga Hashim Thaçi. “Unë mendoj se këtë qeveri e ka bërë në mënyrë taktike presidenti Hashim Thaçi për qëllime personale. Do të shihni në fund se si do të bjerë kjo qeveri dhe do...

Continue reading...

​Albin Kurti reagon ndaj lejimit të zgjedhjeve serbe në Kosovë

Zgjedhjet parlamentare serbe janë lejuar të mbahen sot edhe në Kosovë. Kjo me leje të qeverisë Hoti, e cila ka arsyetuar vendimin e saj se një gjë e tillë ka ndodhur edhe viteve të kaluara. E lejimi i këtyre zgjedhjeve dhe mos mbajtja e zgjedhjeve komunale në Podujevë e Mitrovicë të Veriut ka nxitur reagimin e ish-kryeministrit Albin Kurti. Ai ka thënë se lejimi i zgjedhjeve serbe në Kosovë ndërsa zgjedhjet lokale në dy komuna anulohen me muaj për shkak të Covid-19 është e papranueshme. “Qytetarët nuk do të qëndrojnë duarkryq përderisa ky president dhe kjo qeveri jo legjitime kërcënojnë...

Continue reading...

Thaçi: Bashkimi i shqiptarëve në Preshevë dha rezultat

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se bashkimi i shqiptarëve në Preshevë e dha rezultatin e tij. Thaçi përmes një postimi në Facebook, tha se ata do të kenë më shumë deputetë që do të ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje. “Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij. Ata tashmë do të kenë më shumë deputetë që do ta ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje. Bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate dhe Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë”, ka...

Continue reading...