Lajme

Serbia pranon tekstet shkollore nga Shqipëria, Shahini: Ja dolëm

Ministrja e Arsimit Besa Shahini dha lajmin e lejimit të përdorimit të librave shkollorë nga Shqipëria për shqiptarët në Serbi. “Pas shumë vite përpjekjesh, shqiptarëve në Serbi u lejohet përdorimi i librave shkollorë nga Shqipëria. Nuk ishte e lehtë, por ia dolëm duke bashkërenduar dhe intensifikuar përpjekjet mes Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi”, shprehet Shahini. Sipas saj, ka filluar tashmë edhe financimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi nga fondi i MASR për tekste shkollore. “Besojmë fuqishëm që fëmijët shqiptarë në Serbi meritojnë arsim cilësor në gjuhën shqipe dhe libri shkollor është një...

Continue reading...

Qeveria vendos, nga 26 qershori hapen kufijtë pa test dhe vetizolim

Qeveria miratoi vendimin, për hyrje në Maqedonia nuk ka më asnjë kusht. As test PCR për koronavirus, dhe as vetoizolin 14 ditor, siç ishte deri më tani. Vendimi do të hyjë në fuqi më 26 qershor. Përndryshe, Qeveria në seancën e mbrëmshme ka lehtësuar tashmë masa të tjera. Lejoi transportin e organizuar në rajonin e Pollogut. Është rikthyer gjendja e rregullt e transportit të organizuar të udhëtarëve nga dhe në zonën e komunës së Tetovës dhe nga komunat Tearcë, Bogovinjë, Zhelinë, Vrapçishtë, Gostivar, Jegunovcë, Bërvenicë, Mavrovë-Rostushë dhe qyteti i Shkupit. Qeveria ka miratuar gjithashtu protokolle për hapjen dhe funksionimin e...

Continue reading...

Arabia Saudite: Haxhi do të mbahet sivjet, por me numër ‘shumë të kufizuar’ të pelegrinëve

Arabia Saudite ka njoftuar se do të mbajë një Haxh “shumë të kufizuar” këtë vit për shkak të pandemisë së coronavirusit, me haxhinjtë që tashmë jetojnë në mbretëri që do të lejohen të marrin pjesë në pelegrinazhin që fillon në fund të korrikut. “U vendos që të zhvillohet pelegrinazhi këtë vit me një numër shumë të kufizuar … me kombësi të ndryshme në mbretëri”, tha të hënën agjencia zyrtare saudite e shtypit, duke cituar ministrinë e Haxhit, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi. Po sipas të njëjtit medium, vendimi vjen në dritën e rritjes së rasteve të COVID-19 në të gjithë...

Continue reading...

Bie dukshëm çmimi i makinave në Gjermani, kurrë më lirë s’kanë qenë

Çmimi i veturave në Gjermani ka rënë dukshëm. Kjo vlen sidomos për veturat dizel, të cilat shënojnë rënien më të madhe të çmimeve ndonjëherë. Për këtë, Gjermania është duke eksportuar shumë makina në tregjet e Evropës Lindore dhe Juglindore. Po ashtu, mijëra makina janë eksportuar në Serbi në gjashtë muajt e parë të vitit. Aktualisht, tre milionë automjete të tipit dizell janë të parkuara në Gjermani dhe janë në pritje të blerësve. Kjo pasi që shumica e automjeteve nuk do të mund të hyjnë në qendrat e disa qyteteve gjermane, që nga vjeshta. Gjermanët e kanë me urgjencë shitjen e...

Continue reading...

“Trondit” deputeti: Donin të më ngjisnin koronaviurusin, por unë i “dogja” (FOTO)

Deputeti i opozitës Parlamentare Kujtim Gjuzi ka bërë një deklaratë të fortë në Facebook, ku shprehet se ai nuk preket nga virusi, duke e quajtur atë Ramacorona, ku mesa duket nuk e beson të ketë vërtet një të tillë. Më tej Gjuzi shton se kishte paraljmëruar dhe deputetin Adriatik Alimadhin për kujdes, pasi sipas tij qeveria kërkon të inskenojë një gjë të tillë. “Deshën të ma inskenonin mua në 06.04.2020 por unë shkova t’u tregoja se nëse “pjek mish helli” e pjek dmth ja djeg inskenimet Rmacovid19 me gjitë karagjosllëqet e shamisë së beqarisë së plakut Ismail Bej fotokopja”, shkruan...

Continue reading...

Për herë të parë në historinë e Serbisë zgjidhet një parlamentare me mbulesë

Ky lajm duhet të #shpërndahet me qindra herë! Për herë të parë në historinë e Serbisë zgjidhet një parlamentare me mbulesë për të përfaqësuar qytetarët në parlament. Dr. Misala Pramenković u zgjodh deputete në parlamentin e Serbisë. Siç duket, shpirtat e vi ktimave të pafajshme të Sr ebrenicës e gjithë Bosnjes, Kosovës e çdo vendi të ma sakruar do kërkojnë hak në parlament.

Continue reading...

Eurodeputeti francez: Shqipëria pikë e influencës turke, jam kundër zgjerimit të BE

Në mbledhjen e Parlamentit Europian këtë të hënë (22 qershor), eurodeputeti Thierry Mariani u shpreh se politikat që po ndjek aktualisht Shqipëria drejt anëtarësimit në BE nuk janë të duhurat dhe të njëjta me ato të unionit. Ai thotë se është kundër zgjerimit të BE-së. “Ne jemi kundër zgjerimit të BE dhe pyetja tani është për Shqipërinë përsa i përket instrumentave përpara zgjerimit. Shqipëria është një pikë qëndrore e influencës turke në rajon. Dua të përmend 5 mësues në mars në Kosovë të cilët u rrëmbyen dhe u dërguan në Turqi. Inteligjenca Turke kishte edhe partnerë shqiptarë. Ne nuk mendojmë...

Continue reading...

Dalin në pah detaje të reja për takimin në Uashington

Takimi i Kosovës me Serbinë në Uashington i cili do të mbahet më 27 Qershor ka ngjallur reagime të mëdha se çfarë mund të ndodhë. Vazhdimisht po diskutohet se në këtë takim do të vendoset se çfarë mund të ndodhë me këto dy shtete mirëpo se kritikët po mendojnë që prapë nuk do të ketë zgjidhje përveç një takimi. Profesori Binak Maxharraj, u shpreh që ndarja e Kosovës ka qenë temë e diskutimit edhe më herët dhe se nuk mund të befasohemi nëse flitet prapë dhe vendoset diçka në dëm të Kosovës, sepse ndarja e Kosovës ka fijen nga John...

Continue reading...

Gjukanoviq: Jam hajdut, sepse ua vjedhi iluzionin për “Serbinë e madhe”

Presidenti malazez Milo Gjukanoviç u tha sot nacionalistëve që e quanin atë hajdut se ata kanë të drejtë ta bëjnë këtë sepse ai e vjedh iluzionin e tyre të quajtur “Serbia e madhe”. “Ata mendojnë se unë jam përgjegjës për faktin se unë i pengova ata të ishin ekzekutues të mirë të projektit të dikujt tjetër nga viti 2016. Ata ndoshta mendojnë se unë jam përgjegjës për përpjekjen për të keqpërdorur çështjen e religjionit dhe për ta përdorur atë për idetë e Serbisë së Madhe”, tha Gjukanoviç në një konferencë shtypi me homologun e tij kroat Zoran Millanoviq në Cetinje....

Continue reading...

Gruaja: Çfarë thoshte vjehrra bëja unë dhe në fund më morrën djalin (VIDEO)

Seanca e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë tepër të vështirë të Blertës. Periudha e vështirë për të nis në momentin që ajo martohet me mblesëri. 7 vite me bashkëshortin dhe familjen e tij nuk kanë qenë aspak ashtu si ajo e kishte menduar. Blerta gjatë gjithë kohës është dhunuar psikologjikisht nga bashkëshorti i saj dhe vjehrra. Ajo ishte e detyruar të bëntë çfarë ata thoshin, pa kundërshtime. Pavarësisht se në profesion ishte parukiere, kur u martua u detyrua të heqë dorë nga kjo gjë dhe t’i përkushtohej jetës së fshatit. Sot...

Continue reading...