Ylli Manjani tregon çfarë i ka ndodhur sot kur po kthehej në Tiranë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar qeverinë lidhur me ndërtimin e Bypass të Vlorës. “Në llogara thashë të kaloj në tunelin që u inagurua javën që shkoi. Por e pashë veten që kisha mbërritur në Orikum duke kërkuar për hyrjen e tunelit…Bypass i Vlorës ende SNUK”, – shkruan Manjani në profilin e tij në Facebook.

Statusi i Manjanit:

“Sot në mëngjes po kthehesha nga bregu për Tiranë.

Në llogara thashë të kaloj në tunelin që u inagurua javën që shkoi. Por e pashë veten që kisha mbërritur në Orikum duke kërkuar për hyrjen e tunelit…

Bypass i Vlorës ende SNUK.

Për aeroportin e Vlorës nuk pata më nerva të kërkoj.

Thjesht kalova në autostradën Vlorë- dalje e Fierit, dmth në “rrugët e lëna rrugëve të Saliut”…

Ah, Rrogozhinë-Elbasan është aksi më i dëmtuar sot për sot. Që nga koha e Taq Raftit ajo rrugë ashtu mbeti, pavarësisht trafikut të madh të mjeteve që përballon.

Nejse, kujdes rrugëve se policinë e keni të fshehur pas ferrave të rrugës…” – shkruan Manjani.