Lajme

“Lini lojërat e fajit, populli kërkon ndryshim”, ambasadorja Yuri Kim del me mesazhin e fortë për politikën

E pranishme në aktivitetin e Dhomës Amerikane, e cila prezantoi indeksin e biznesit për vitin 2019, ishte edhe ambasadorja Yuri Kim. Ambasadorja i bëri thirrje politikës shqiptare të lërë lojërat e fajit, por të punojnë për të mirën e popullit Gjatë fjalës së saj, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim tha se vihet re një përkeqësim i klimës së biznesit si dhe ka rënie të investimeve amerikane në Shqipëri. Shkak për këtë, siç shtoi, veç pandemisë e situatës së krijuar nga tërmeti, problem është edhe klima politike, konkurrenca e pandershme dhe korrupsioni. “Jam sot këtu për të thënë se rritja e...

Continue reading...

“Ballkani ka qenë i gjithi helen”, pas deklaratës së bujshme, Kreshnik Spahiu e thotë hapur

Arjan Çani ka bërë një deklaratë shumë të fortë në emisionin e tij. Gjatë debatit në studio, moderatori Çani tha se i gjithë Ballkani ka qenë helen. “Ballkani ka qenë i gjithi helen. Ballkani ka qenë i gjithi helen, të tjerat janë përralla”, – tha Çani. Kjo deklaratë e tij është parë si provokim dhe është komentuar shumë në rrjetet sociale. Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i ka dalë në mbrojte moderatorit. Ai shkruan se nuk është faji Arian Çanit që 90% e qyteteve tona s’janë emra shqiptare por sllav, nga Velipoja deri në Pogradec. “Une s’do...

Continue reading...

Mjeku i njohur italian jep lajmin e mirë që të gjithë po prisnim: Më 29 mars isha duke qarë. Ja çfarë shoh sot më 29 qershor

Profesori dhe mjeku i njohur italian Alberto Zangrillo, i spitalit San Raffaele në Milano, është optimist për tashmen dhe të ardhmen e pandemisë nga koronavirusi. Ai thotë se në Itali tani janë shfaqur disa vatra të reja të vogla por që nuk janë vatra sëmundje. “4 muaj më parë, më 29 mars isha duke qarë pasi nuk dija se ku t’i fusja të sëmurët që vinin në spital. Sot është 29 qershor dhe të gjithë treguesit janë absolutisht të favorshëm.” – tha Zangrillo Sa për shpërthimet e reja në Itali, Zangrillo u shpreh se “ato nuk kanë asnjë kuptim për...

Continue reading...

“Do të hyjë si njollë turpi në historinë botërore të drejtësisë”, Rama zbulon arsyen e vizitës në Kosovë

Kryeministri, Edi Rama, nis sot një vizitë dy ditore në Prishtinë. Rama shkruan se do të dëgjojë më shumë për aktakuzën e Prokurorisë Speciale, të cilën e quan një fletë-rrufe. “NË PRISHTINË PËR TË DËGJUAR DHE MËSUAR MË SHUMË PAS FLETË-RRUFESË SPECIALE QË DO TË HYJË SI NJOLLË TURPI NË HISTORINË BOTËRORE DREJTËSISË, QË PRAKTIKËN E AKUZËS PUBLIKE PA AKTAKUZË JURIDIKE E KA NJOHUR VETËM NË EPOKAT E SUNDIMEVE IDEOLOGJIKE!”, – shkruan Rama.

Continue reading...

Historike! Ndodh për herë të parë pas 30 vitesh, Veliaj jep lajmin e mirë

Një lajm i mirë për të gjithë banorët e kryeqytetit. Për herë të parë në këto 30 vite, falë investimeve të reja të Bashkisë së Tiranës, 62 për qind e kryeqytetit ka kaluar në furnizim 24 ujë në ditë, ndërkohë që zonat e tjera kanë përmirësim të konsiderueshëm. Nga Kombinati ku inspektoi punimet për rikonstruksionin e Rrugës “Hamdi Cullaj”, Veliaj theksoi se dyfishimi i prurjeve nga Bovilla dhe dyfishimi i filtrimit kanë prodhuar një rezultat fantastik në terren. “Me investimin e ri në Bovillë, që s’ishte bërë për 30 vitesh, kemi kaluar në 62% të Tiranës me 24 orë ujë....

Continue reading...

A ka rrezik tani vajtja në plazh? Flet Silva Bino dhe ka një këshillë për qytetarët

Shtimi i rasteve me COVID-19 në Shqipëri kanë shkaktuar shqetësime të reja tek qytetarët. Drejtorja e Departamenti të Sëmundjeve të Brendshme në ISHP, Silva Bino tha se rastet e reja janë shqetësuese, ndërkohë shtoi se qëllimi kryesor është mbajtja e situatës nën kontroll. Ajo u shpreh se frenimi i përhapjes së mëtejshme të infeksionit mund të bëhet vetëm nga gjurmimi dhe izolimi i kontakteve, ndryshe shtoi se çdo tentativë dhe përpjekje do jetë e kotë. “Jemi të shqetësuar me shifrat e larta dhe po përpiqemi, ta mbajmë dhe të ulim këtë situatë. Këtu është qëllimi ynë. Sëmundja ka një periudhë...

Continue reading...

Shefi i OBSH-së: Pandemia e COVID-19 ‘nuk është as afër fundit’

Pandemia koronavirus nuk është as afër fundit, sipas shefit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus. “Shumica e njerëzve mbeten të ndjeshëm ndaj virusit, Covid-19 ka ende shumë hapësirë për të lëvizur”, citohet të ketë thënë ai, raporton agjencia e lajmeve Reuters, transmeton lajmi. “Të gjithë duam që pandemia të marrë fund. Të gjithë duam të vazhdojmë me jetën tonë. Por realiteti i vështirë është se nuk është as afër të mbarojë. Megjithëse shumë vende kanë bërë përparime në nivel global, pandemia në të vërtetë po shpejtohet”, shtoi tutje ai. Siç ka thënë Tedros, OBSH planifikon të thërrasë një...

Continue reading...

Gazeta e njohur gjermane: Ky ishte plani i fshehtë i Grenellit

Anulimi i takimit të 27 qershorit ka marrë vëmendje ndërkombëtare. Gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung ka komentuar zhvillimet e fundit sa i përket dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë ku ishte planifikuar një takim më 27 qershor Pas aktakuzave të ngritura për presidentin, Hashim Thaçin dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin nga Gjykata Speciale është mjegulluar situata sa i përket drejtimit të dialogut dhe realizimit të tij. Sipas gazetës së njohur gjermane, Richard Grenell i cili është edhe ambasador i SHBA-vë në Gjermani “po planifikonte që të largonte forcat ushtarake amerikane nga Kosova para zgjedhjeve në SHBA”. “Motivi i angazhimit të...

Continue reading...

Si ta votoj unë Partinë e cila na e përzu rininë më zi se sistemi jugosllav

Nga: Arbër Çeliku Si ta votoj unë Partinë, e cila nga 2002-shi e këndej diferencimin shoqëror e ka pasur pikën kryesore në agjendën e saj të mprapshtë? Si ta votoj unë Partinë, e cila nga 2002-shi e këndej mullinjtë e erës na i ofroi si e arritur kombëtare?! Si ta votoj unë Partinë, e cila Sanço Pançot na i bëri deputetë, ministra, drejtorë dhe kryetarë komunash?! Si ta votoj unë Partinë, e cila kulturën, arsimin dhe shëndetësinë i ktheu në tezga pazari?! Si ta votoj unë Partinë, e cila këtij populli ia vuri lakun në fyt përmes sherifëve lokalë?! Si...

Continue reading...