A ka rrezik tani vajtja në plazh? Flet Silva Bino dhe ka një këshillë për qytetarët

Shtimi i rasteve me COVID-19 në Shqipëri kanë shkaktuar shqetësime të reja tek qytetarët. Drejtorja e Departamenti të Sëmundjeve të Brendshme në ISHP, Silva Bino tha se rastet e reja janë shqetësuese, ndërkohë shtoi se qëllimi kryesor është mbajtja e situatës nën kontroll.

Ajo u shpreh se frenimi i përhapjes së mëtejshme të infeksionit mund të bëhet vetëm nga gjurmimi dhe izolimi i kontakteve, ndryshe shtoi se çdo tentativë dhe përpjekje do jetë e kotë.

“Jemi të shqetësuar me shifrat e larta dhe po përpiqemi, ta mbajmë dhe të ulim këtë situatë. Këtu është qëllimi ynë. Sëmundja ka një periudhë inkubacioni dy javë. Duke parë këtë, parashikohet edhe ulja. Në lidhje me gjurmimin, ai ka qenë strategjia kryesore dhe gjurmimi i kontakteve. Ky është elementi kyç. Vetëm gjurmimi pa pasimin të izolimit nuk ka vlerë. Ekipet edhe mund të jenë të lodhur, por kemi një strategji, e cila është zëvendësimi i ekipeve. Ka dhe një plan B dhe C, ku numri i tyre duhet të rritet apo duhet të zëvendësohet me të tjerë. Mbetet një sfidë izolimi”, tha ajo.

Bino tha se Shqipëria nuk mund të kryejë teste të përgjithshme dhe se për momentin plazhi nuk është qetësues.

“Duhet që njerëzit të jenë të kujdesshëm. Grumbullimet shtojnë mundësinë e infektimit. Për momentin plazhi nuk është shqetësues”, tha Bino.