Gazeta e njohur gjermane: Ky ishte plani i fshehtë i Grenellit

Anulimi i takimit të 27 qershorit ka marrë vëmendje ndërkombëtare. Gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung ka komentuar zhvillimet e fundit sa i përket dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë ku ishte planifikuar një takim më 27 qershor

Pas aktakuzave të ngritura për presidentin, Hashim Thaçin dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin nga Gjykata Speciale është mjegulluar situata sa i përket drejtimit të dialogut dhe realizimit të tij.

Sipas gazetës së njohur gjermane, Richard Grenell i cili është edhe ambasador i SHBA-vë në Gjermani “po planifikonte që të largonte forcat ushtarake amerikane nga Kosova para zgjedhjeve në SHBA”.

“Motivi i angazhimit të Grenellit është i thjesht: ai donte të krijonte sfondin për tërheqjen e trupave amerikane nga Ballkani para zgjedhjeve. Administrata Trump do të kishte pranuar një shkëmbim shumë të rrezikshëm të territorit midis Serbisë dhe Kosovës dhe ndikimit masiv rus në rajon. Përpjekjet e lodhshme të BE-së për qetësimin dhe lidhjen do të ishin qëlluar copa-copa”, shkruan Süddeutsche Zeitung

Kjo gazetë ka kërkuar poashtu që europianët të kenë kujdes në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Qeveria amerikane veproi dy herë në vetëm një javë kundër interesave të vendeve të BE-së. Pas premtimit të trupave për Poloninë, të paktën fushata me qark të shkurtër në Ballkan ka dështuar – për momentin. BE tani duhet të bëjë ndikimin e saj në të dy arenat me nxitim të madh dhe me gjithë fuqinë e saj. Evropa dhe lagja e saj nuk duhet të dëmtohen nga SHBA në ato që shpresojnë të jenë javët e fundit të Trump”, komenton kjo gazetë.

Zhvillimet e fundit kanë marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare pasi takimi i 27 qershorit ishte i rëndësishëm në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.