Lajme

Haxhiu: Kusht për njohjen e Kosovës, që ‘fytyrat’ e UÇK t’i çojnë në burg

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një dalje publike, se ndërkombëtarët nuk po mbajnë qëndrime të njëjta përballë Kosovës dhe Serbisë. Ai kujtoi që Serbia është duke bërë hapa përpara në proceset integruese në BE, ndërkohë që Kosovës nuk po i hapen as vizat. Mbi këtë deklaratë, i ftuar në emisionin “Opinion” gazetari dhe analisti Baton Haxhiu, e cilësoi një lloj “brerje ndërgjegje” për sulmet përballë Serbisë, sjelljen e ndërkombëtarëve. “Prej 12 Qershorit 1999 ekziston një bremje ndërgjegje e Evropës për bombardimet. SHBA janë përfaqësues dinjitoz përmes Nato-s dhe NAto ka qenë hera e parë dhe vetmja që ka bërë...

Continue reading...

‘Rama, vizitë në institucionet e Kosovës me antiplumb’

Kryeministri Rama në vizitën e tij sot në Kosovë, jo vetëm që është shoqëruar me masa të larta sigurie, por ajo që ka dalluar është veshja e tij e mbifryrë që ka lënë dyshime për antiplumb poshtë saj. Ish-kryeministri Berisha ndërsa poston një shkrim të Bota Sot mbi veshjen e Ramës, shkruan: Vizitë në institucionet e Kosovës me antiplumb! ‘Vizite në institucionet e Kosovës me antiplumb!! Kësaj i thone vizitë! ‘Lexoni raportin e meposhtëm të gazetës Bota Sot. sb Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po zhvillon një vizitë dy ditore në Kosovë, në vendin me shumicë shqiptare e që janë...

Continue reading...

‘Tuj u rrit e tu u çoroditë’: Si e komenton ish-ministri ‘nxirjen në fytyrë’ të Ramës përballë Kurtit

Po bën xhiron e portaleve dhe rrjeteve sociale momenti i takimit mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit në Prishtinë. Pamja e zymtë dhe e akullt e kryeministrit ndaj ish kryeministrit të Kosovës po komentohet shumë, ndërsa këtij “trendi” nuk i ka shpëtuar as ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani. Përmes një postimi në Facebook, juristi nuk kursen as notat e humorit. “Uaaaaa. Fiks si drejtor shkolle, që sapo ka marrë emërimin nga partia dhe po vë rregulla. Tuj u rrit e tu u çoroditë – thonë në Shkodër”, shkruan Manjani në postimin e tij.

Continue reading...

Përgatituni, ja surprizat e motit për nesër

E martë, 30 qershor 2020. Parashikimi sipas IGJEUM RESHJET Nesër (e martë, dt. 30) nuk priten reshje në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). TEMPERATURAT Nesër (e martë, dt. 30) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 19 / 33°C në vendet e ulëta: 16 / 35°C në vendet malore: 14 / 32°C ERA Nesër (e martë, dt. 30) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare

Continue reading...

A do të japë dorëheqjen? Ja si përgjigjet Hashim Thaçi

Gjatë një konference për shtyp, pak ditë pas bërjes publike të akt-akuzave për krime lufte, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, përmendi edhe dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit. Sipas tij, nëse këto akt-akuza konfirmohen, atëherë ai do të largohet nga posti i presidentit e do të përballet me akuzat. ‘’Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat’’, tha ai. Më 24 qershor, tre ditë para takimit Kosovë-Serbi në Uashington, ku pjesëmarrës do të ishte edhe vetë Thaçi, Prokuroria Speciale e Hagës publikoi akt-akuzën ndaj presidentit të Kosovës, dhe...

Continue reading...

“A jam si Cuadrado?”, Ronaldo sfidon Columbianin

Cristiano Ronaldo vazhdonte bëjë postime epike në rrjetet e tij sociale. Ylli portugez ndiqet nga më shumë se 300 milion fansa në llogaritë e tij, por kjo gjë nuk e pengon të jetë i lirshëm dhe të postojë çfarë të dëshirojë. Pak çaste më parë, CR7 ka publikuar një foto të tij së bashku me Juan Cuadradon, duke shkruar: “Çfarë mendoni për pamjen time, a ngjaj me vëllain tim Panita?” Kjo foto, mori menjëherë vëmendje të madhe në internet, por duhet thënë se shumica e komenteve kanë qenë kritikuese dhe ofenduese, pasi shumë prej ndjekësve të Ronaldos po fillojnë të...

Continue reading...

E treta ditë radhazi, dukuria e “frikshme” me viktimat në Shqipëri

E treta ditë radhazi që shënohen 2 viktima në 24 orë. Një bilanc ky i dhimbshëm por edhe alarmant. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sot 72 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Gjithashtu, dy persona të tjerë kanë humbur jetën të infektuar me Covid-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 371 Durrës 181 Shkodër 162 Vlorë 103 Fier 48 Lezhë 33 Korçë 26 Kukës 15 Elbasan 12 Gjirokastër 7 Berat 5 /albeu.com/

Continue reading...

Me 1 korrik BE do të hapë kufijtë me 14 vende, mes tyre nuk është Maqedonia

Maqedonia e Veriut nuk është në listën e vendeve, qytetarët e së cilës do të lejohen të hyjnë në Bashkimin Evropian kur të rihapë kufijtë e saj të jashtëm të mërkurën. Edhe pse Brukseli ka njofëtuar më parë planet për hapjen e kufijve evropianë me Ballkanin Perëndimor më 1 korrik, vetëm Serbia dhe Mali i Zi janë në listën e 14 vendeve “të sigurta” në rajon. Përveç tyre edhe qytetarët e Algjerisë, Australisë, Kanadasë, Xhorxhisë, Japonisë, Marokut, Zelandës së Re, Ruandës, Koresë së Jugut, Tajlandës, Tunizisë dhe Uruguajit do të lejohen të hyjnë në BE, njofton Sdk.mk. Nga BE njoftojnë...

Continue reading...

Hashim Thaçi: Gabime politike mund të kem bërë, por krime lufte asnjëherë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do të japë dorëheqje nga pozita e tij në momentin që aktakuza nga Gjykata Speciale do të konfirmohet. Javën që shkoi u publikua propozim aktakuza nga Prokurori i Specializuar ndaj Thaçit dhe kreut të PDK’së, Kadri Veseli. Thaçi sot në një video mesazh tha se nëse konfirmohet kjo aktakuzë atëherë ai do të japë dorëheqje nga pozita e tij. ’Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat’’, tha ai. “Të gjithë e duam atdheun tonë Kosovën. Por politika i ka edhe...

Continue reading...

Thaçi: Nëse aktakuza konfirmohet do të jap dorëheqje, ligji i vetëm që kam shkelur është ai i Millosheviçit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të hënën se do të jap dorëheqjen dhe do të përballet me akuzat nëse ato konfirmohen. Ai i bëri këto komente në paraqitjen e parë publike që nga e mërkura kur zyra e Prokurorit të Posaçëm në Hagë, publikoi njoftimin se ka ngritur akuza ende të pakonfirmuara ndaj tij dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Në një fjalim drejtuar kombit, presidenti Thaçi tha se ” një gjë është e sigurt: nuk ka pasur, dhe nuk mund të ketë, as edhe një...

Continue reading...