“Ballkani ka qenë i gjithi helen”, pas deklaratës së bujshme, Kreshnik Spahiu e thotë hapur

Arjan Çani ka bërë një deklaratë shumë të fortë në emisionin e tij. Gjatë debatit në studio, moderatori Çani tha se i gjithë Ballkani ka qenë helen.

“Ballkani ka qenë i gjithi helen. Ballkani ka qenë i gjithi helen, të tjerat janë përralla”, – tha Çani.

Kjo deklaratë e tij është parë si provokim dhe është komentuar shumë në rrjetet sociale.

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i ka dalë në mbrojte moderatorit.

Ai shkruan se nuk është faji Arian Çanit që 90% e qyteteve tona s’janë emra shqiptare por sllav, nga Velipoja deri në Pogradec.

“Une s’do e bojkotoj patriotin helen Arian Çani
Unë e njoh dy herë Arian Çanin.
Arianin në kamera dhe Arianin në jetë.
S’kanë aspak lidhje me njëri-tjetrin.
Arian Çani në jetë është një burr familjar, gjë e cila s’ka aspak lidhje me gojën e çthurur që përdor me femrat tallava në Zonë e Lirë.
Ariani thjesht luan rolin e tij me shumë profesionalizēm:
Ariani në kamera është artist.
Ariani në jetë është idealist.
Ariani në kamera është banal.
Ariani në jetë është i edukuar.
Ariani në kamera është provokator.
Ariani në jetë është bashkpuntor.
Ariani në kamera është ironik.
Ariani në jetë është komunikues.
Ariani në kamera është feminist.
Ariani në jetë është super familjar.
Ariani në kamera është gjysëm i çmendur
Ariani në jetë është intelektuali i mençur