Lajme

E ardhmja e Ronaldos pritet të jetë në kampionatin amerikan

Cristiano Ronaldo mund ta përfundojë karrierën në kampionatin amerikan të futbollit, MLS. Ylli portugez, në vitin 2018 u transferua për 100 milionë euro nga Real Madridi te Juventusi, skuadër me të cilën ka kontratë deri në vitin 2022. 35 vjeçari nuk synon të zgjatë më tepër bashkëpunimin me Juventusin dhe të ardhmen e tij e sheh në MLS, raporton ESPN. Mësohet se ish skuadra e Zlatan Ibrahimovic, LA Galaxy, mund të sigurojë shërbimet e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”. Që Cristiano Ronaldo do ta përfundojë karrierën në MLS, e ka konfirmuar edhe bashkëvendësi i tij, Luis Nani, në...

Continue reading...

Zbulohet roli i Turqisë në Paktin e Detit me Greqinë. Admirali turk tregon prapaskenat: Kujdes me grekët, po ju mashtrojnë

Gazeta turke “Haberturk” ka zbuluar prapaskenat e anulimit të marrëveshjes për shelfin detar Greqi-Shqipëri në 2009, pas jehonës që shkaktoi në rajonin mesdhetar ratifikimi i marrëveshjes së AOZ mes Greqisë dhe Italisë, raporton Panorama. Me një artikull me titull “Admirali Cihat Yayc? paralajmëron për marrëveshjen Itali-Greqi”, gazetarja turke Cubra Par i referohet gazetës “Haberturk” në historikun e përcaktimit të shelfit detar në detin Jon dhe Mesdhe, ndërsa zbulon se ishte pikërisht pala turke që ka ndikuar në palën shqiptare për detajet e dëmshme që kishte marrëveshja e vitit 2009, e cila në vijim u rrëzua në Gjykatën Kushtetuese. Pa dyshim...

Continue reading...

Në kulmin e “agresionit të priftrinjëve” Mali Zi nxjerr vendimin për t’a përzënë priftin serb nga vendi

Mali i Zi pas shpalljes së pavarësisë është ballafaquar me agresionin ruso-serb i cili ka ardhur në formën e mosnjohjes së shtetit dhe kombit malazez si dhe mohimin e Kishës së Malazezëve. Ky agresion për përmbysjen e rregullit kushtetues të këtij vendi është bërë më i ashpër sidomos pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.Për këto qëllime është përdorur Kisha uzurpatore serbe e cila kohëve të fundit ka organizuar protesta ,kinse për të kundërshtuar Ligjin për liritë fetare. Mali i Zi ia ka arritur t’iu kundërvihet me masa shtetrore ,duke i shpallur agjituesit e ideve proruse si non-grata. Sikur...

Continue reading...

Në fillim të verës borë në Evropë, ja në cilin vend (FOTO)

Borë në fund të qershorit dhe në fillim të verës ka rënë në Britaninë e Madhe. Kjo ka shokuar banorët e qytetit Valsal, të cilët në mëngjes janë zgjuar me rrugët dhe oborret e mbuluara nga bora. Një pjesë e madhe e britanikëve në disa zona vetëm pak ditë më parë kanë shijuar rrezet e diellit. Por një ditë apo gjegjësisht dje ata u zgjuan me borë si një befasi e madhe për ta. Rrugët u mbuluan me bore dhe se banorët thane se këto pamje janë mësuar që të shohin gjatë dimrit, përcjell Mirror. Snow hits UK in middle...

Continue reading...

“Kam bërë batuta me ambasadorët”, Kryemadhi zbulon frikën e madhe të Ramës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me ngërçin në reformën zgjedhore, ku ka deklaxruar se kryeministri Edi Rama ka frikë nga zgjedhjet. Më tej ajo ka treguar edhe një batutë me ambasadorët e huaj, të cilve u ka thënë se edhe nëse Taulant Balla numëron votat, Rama nuk shpëton. “Rama ka frikë nga zgjedhjet, nuk mund t’ja heqë dot atë frikë.Unë e kam thënë që nuk ka asnjë rregull që mund të shpëtoj situatën e zotit Rama.Unë kam bërë batuta ma ambasadorët. Edhe Taulant Balla ti numëroj votat nuk e shpëton Ramën“, tha Kryemadhi...

Continue reading...

Pëllumb Pipero nxjerr prapaskenat e asaj çfarë po ndodh me COVID-19 në vend dhe ka një thirrje të fortë: Duhet bërë hetim inteligjent

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero shprehet se në fillim të epidemisë vendet u përballën me shumë të panjohura për shkak të së cilës u vendosën masa kufizuese të detyruara për të mbajtur nën kontroll këtë virus. “Shifrat e para të raportuara janë të sforcuara, të mbajtura nën kontroll me forcë. Në rast se në atë fazë do kishim qenë të hapur si sot, do kishim 10-15 herë më shumë”, u shpreh Pipero. Ndërkohë që për numrin e testimeve, Pipero u shpreh pwr ABC News se në këtë fazë të dytë, duhet bërë një hetim inteligjent, dhe në kohën e duhur duhet...

Continue reading...

A duhet të japë dorëheqjen Rudina pas shkarkimit të bujshëm të Fatmira Hajdarit? Përgjigjet Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka vlerësuar fjalimin në Kuvend të deputetes Rudina Hajdarin mbi shkarkimin e nënës së saj nga vettingu. Ngjela shprehet se Hajdari nuk ka përse të japë dorëheqjen, pasi theksoi se ajo është një qytetare amerikane, pavarësisht se është me origjinë shqiptare. “Ajo është qytetare amerikane, ajo është martuar në Amerikë, nuk ka lidhje fare. Duhet të keni parasysh për një gjë, ajo vjen nga një vend perëndimor”, tha Ngjela për ‘Top Talk’.

Continue reading...

Këto janë pikat e marrëveshjes Kosovë-Serbi që nënshkruhen në Shtëpinë e Bardhë?!

Një pjesë e portaleve në Kosovë, por edhe portale serbe kanë nxjerrë disa pika të siç thuhet Marrëveshjes midis Prishtinës dhe Beogradit që pritet të shpaloset në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Por autoritetet e Kosovës deri tani kanë mohuar të flasin për detaje të ndonjë marrëveshje. Në takimin e Uashingtonit, Kosova përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Abdulla Hoti, ndërsa pala serbe nga presidenti Aleksandar Vuçiq. Ndërmjetës i takimit është diplomati i mirënjohur Richard Grenell, ndërsa pritet edhe asistimi i zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë. Ja pikat që thuhet se janë pjesë e...

Continue reading...

Deputeti gjerman i kundërpërgjigjet Grenellit për vizat: Pse SHBA nuk i kanë hequr vizat ndaj shtetasve të Kosovës?

Atë që e shprehu tërthorazi Ministria e Jashtme, e tha pa doreza, disa orë më pas në Bundestagun gjerman, Peter Beyer. Deputeti kristjandemokrat është prej mbi 10 vjetësh njohës i Ballkanit Perëndimor, raportues për Kosovën dhe Serbinë si në Bundestag ashtu edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe, veç të tjerash, i ngarkuari i qeverisë gjermane për marrëdhëniet transatlantike. Fjala e Beyerit përmbante dy thirrje të cilat ai i transmetoi jo pa pasion: “Së pari në drejtim të kryeministri të ri, Avdulla Hoti, që të mos pranojë marrëveshje të fshehta. “Do your homework!”, bëni detyrat e shtëpisë, tha...

Continue reading...

Virologu kryesor gjerman: Corona së shpejti një ftohje e zakonshme, pse mutacionet janë një lajm i mirë

Një valë e re e infeksioneve në Kinë, e dukshme e shkaktuar nga një koronavirus i mutuar, nuk është shkak për panik. Me mutacionin, SARS CoV-2, një virus që ka ngjallur frikë në botë, së shpejti mund të bëhet një ftohje e zakonshme, shkruan Deutsche Welle. Zhvillimi i një vaksine apo ilaçi efektiv kundër një lloji të ri të koronavirusit është i ndërlikuar, pikërisht sepse virusi po ndryshon vazhdimisht. Në rreth gjysmë viti nga shpërthimi i pandemisë, shkencëtarët kanë regjistruar 100 mutacione të ndryshme në SARS CoV-2 në të gjithë botën. Variante ose ndryshime të tilla janë normale pasi struktura...

Continue reading...