Lajme

Mjeku Arben Gjata: Ju tregoj ambientet ku koronavirusi përhapet më shumë sesa në transportin urban

Mjeku Arben Gjata u pyet se sa rrezikshmëri paraqet transporti urban në përhapjen e koronavirusit. Gjata theksoi se klubet e natës janë ambientet ku ka më shumë rrezik përhapjeje. “Në Tiranë ka djem e vajza të reja që qëndrojnë nëpër klube nate pa maska, që kërcejnë e këndojnë. Kjo histori është edhe në jug, me festa nëpër klube. Transporti urban e përhap shumë më pak virusin sesa këta të rinj e të reja që nuk mendojnë as për veten e vet, as për prindërit dhe as për shoqërinë”, tha ai për A2.

Continue reading...

Ish-ministri i Shëndetësisë del me deklaratë të fortë: Po fshihet e vërteta për koronavirusin në Shqipëri

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu thotë se vendit i duhet asistencë ndërkombëtare për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi. “Cfare fshihet mbas nxitimit te Qeverise qe ndryshe nga OBSh shpall nivelin epidemiologjik “transmetim komunitar”!? Komiteti ka disa dite qe e klasifikon situaten epidemiologjike ne vend ne nivelin 4 te infektimit si “transmetim komunitar”, qe e lexuar me numrin larte te rasteve te reja te cdo dite mund te quhet “jashte kontrollit”. Antere te komitetit krahas kesaj deklarojne se ne kete stad testimet nuk kane shume rendesi, gje qe dhe po te ishim aty nuk eshte e vertete, perkundrazi. Me...

Continue reading...

Turqi,18 viktima dhe 926 raste të reja me koronavirus

Brenda 24 orëve të fundit 1.014 pacientë të tjerë janë shëruar nga Covid-19 në Turqi, duke e çuar totalin në 199.834 pacientë të shëruar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i infeksioneve ka shkuar në 217.799, pasi 926 raste të tjera rezultuan pozitiv me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga gjithsej 41.215. Numri i vdekjeve në Turqi gjithashtu ka shkuar në 5.458, pasi janë regjistruar 18 vdekje të reja. Në Turqi që nga fillimi i pandemisë janë realizua gjithsej 4.19 milionë teste për koronavirusin e ri (Covid-19).

Continue reading...

Më në fund, Pipero bën parashikimin që të gjithë e prisnim: Ja se çfarë do të ndodhë në vjeshtë

Mjeku inf eksionist, Pëllumb Pipero, nuk beson se do të ketë një valë të dytë. Në studion e emisionit “Në fokus”, në TvT, Pipero tha se virusi nuk i është bindur deri tani ligjësive të një virusi të zakonshëm respirator dhe ky është një tregues që nuk do të ketë valë të dytë në vjeshtë. “Është e pamundur të bësh parashikime. Por unë nuk e besoj një valë të dytë. Ky lloj virusi nuk respekton të gjitha ligjet e një virusi respirator. Nëse do të kishim një valë të dytë, atëherë do të duhej të mos kishim fare transmetim tani...

Continue reading...

Johnson pret kthimin në normalitet në mes të nëntorit

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se Mbretëria e Bashkuar do të kthehet në një “normalitet domethënës” nga mesi i nëntorit. Ky vend është aktualisht ndër më të prekurit në botë nga koronavirusi: me mbi 294,000 të infektuar dhe mbi 45,000 viktima. Duke folur në një konferencë për media në Londër, Johnson shprehu besimin se familjet do të jenë në gjendje të mblidhen rreth pemës së Krishtlindjeve, në dhjetor. “Kjo nuk është një periudhë e rëndësishme vetëm për familjet, por edhe për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar dhe miliona njerëz që punojnë në sektorë me të ardhura modeste”, tha Johnson. “Ne...

Continue reading...

Skadon afati për dhënien e kartelave pagesore

Skadon afati për dhënien e kartelës vendore pagesore për qytetarët që i plotësojnë kushtet për këtë masë që ishte pjesë e pakos së tretë të masave të Qeverisë për mbështetje të ekonomisë, ndërsa i vendosur për shkak të krizës së Kovid-19. Bankat kanë afat deri më 18 korrik për t’i dhënë kartelat, gjegjësisht nesër, ndërsa qytetarët mund t’i shfrytëzojnë më së voni deri më 15 gusht të këtij viti. Qëllimi është në periudhë të shkurtër të futet sasi e madhe e mjeteve në ekonomi me blerjen e prodhimeve dhe shërbimeve vendore, me qëllim të mbështetjes në krizën e shkaktuar nga...

Continue reading...

KSHZ më në fund e pranoi dhe përcaktoi: 2,013 fletëvotime mungojnë, a është ky një falsifikim ligjor?

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, bazuar në të dhënat e paraqitura nga procesverbalet nga komisionet zgjedhore komunale, bordet zgjedhore dhe i gjithë materiali zgjedhor i mbetur, përcaktoi se: – Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën e Votuesve është 1,814,236 – Numri i përgjithshëm i votuesve që kanë votuar – 942,334 – Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të papërdorura – 869.889 – Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të vlefshme – 910.868 – Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme – 31,466. Sidoqoftë, kur nga 1.814.236 votues të ligjshëm, 942.334 persona që kanë votuar do të hiqen, do të merret...

Continue reading...

‘Kosovën e drejtojnë serbët. Thaçi i’a dha qeverinë beogradasit Mustafa’, thirrja e Ngjelës: Perëndimi kërkon Shqipërinë e Bashkuar

E shihni gjendjen në Veri të Kosovës? Serbet atje janë hedhur hapur në sulm antishqiptar, sepse pa ata bie qeveria Hoti. As nëpër kolonitë e Shekullit të Nëntëmbëdhjetë nuk ka pësuar një poshtërim të tillë nga kolonizatorët. Tani në Kosovë po drejtojnë serbët, sepse korrupsioni antikombëtar Thaçi ia ka dhënë shumicën qeverisëse beogradasit Isa Mustafa, me votat e serbëve në Parlament. E pse duhej kjo shumëcë dhe kjo qeveri e re Mustafa me vota serbe, që të merrnin forcë serbët pushtues në Veri të Kosovës?! Shenjat janë se kjo qeveri i është dashur Beogradit. Turp për këtë gjëndje skllavërie që...

Continue reading...

Tërhiqet një deputet i Bashkimit Demokratik për Integrim, ja emri i tij

Ende pa e marë zyrtarisht mandatin, një deputet i BDI-së në njësinë zgjedhore numër 5 pritet të tërhiqet. Sipas burimeve të InfoShqip, bëhet fjalë për deputetin Ismail Jahoski, i cili me shumë gjasë nuk do të ulet në bankat e kuvendit, por do të vazhdojë mandatin e kryetarit të komunës në Pllasnicë. Jahoski ditët në vazhdim pritet të flasë për vendimin e tij përfundimtar, por burimet tona partiake thonë se e ka prerë mendjen të mbetet kryetar komune, post nga i cili edhe më lehtë mund të menaxhojë biznesin e tij të suksesshëm në kompaninë “Pucko Petroll”. Në vend të...

Continue reading...

Ahmeti për qeverinë e re: Këto janë vijat e kuqe

Kujt i’a merr mendja dhe është i përgatitur që të bëjë procese në këtë vend pa Bashkimin Demokratik, më duket se ka guxim të tepruar, deklaroi kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet e së mërkurës. Duke folur për TV Klan Maqedoni, Ahmeti la të kuptohet se nuk ka për të hequr dorë nga kërkesa që kryeministri i ri të jetë shqiptar edhe me çmimin e kalimit të partisë së tij në opozitë. Ahmeti dhe partia e tij, më 15 korrik kanë korrur një ndër fitoret më të mëdha, në përgjithësi,...

Continue reading...