Lajme

Erion Veliaj del me bindje të plotë, tregon se kush parti do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shprehet i sigurt se mazhoranca do të fitojë edhe mandatin e tretë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Unë mendoj se Edi Rama do të fitojë më thellë në zgjedhjet e ardhshme sepse mendoj se puna titanike për menaxhimin e pasojave të tërmetit, s’besoj se ka nevojë për fushatë. Unë mendoj për fitoren që të kemi një superfitore. Unë jam në këtë punë deri në vitin 2023. Edi Rama do ta fiillojë mandatine tij në 2021 dhe do ta mbarojë në 2025. Për fitoren këtu nuk diskutohet që PS është forcë e parë. Ne...

Continue reading...

Spartak Ngjela me paralajmërim “bombë”: Ja pse Rama nuk e fiton një mandat të tretë. Ju tregoj se çfarë pritet të ndodhë në dhjetor

Avokati Spartak Ngjela shprehet se kryeministri Edi Rama nuk mund të fitojë dot një mandat të tretë qeverisës për shkak të reformës anti-korrupsion. Sipas tij se shenjat janë se në Shqipëri do të përzihen ujërat për shkak të reformës në drejtësi dhe shenjat do të dallohen në muajt dhjetor, ose janar duke mos përjashtuar mundësinë se mund të ndodh diçka edhe më para. “Do të kemi eliminime figurash nga reforma anti-korrupsion. Kur të fillojë funksionimi i SPAK-ut, shumë nga këta nuk do i kesh në zgjedhjet e 2021, pasi do të jenë nën akuzë. Por, SPAK po pret Byronë Kombëtare...

Continue reading...

Për 24 orë vetëm një viktimë në Gjermani si pasojë e Covid-19

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani është shënuar një i vdekur nga koronavirusi. Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,160, sipas faqes “Worldometers”, transmeton Express. Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 529 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 201,372, shkruan “The Guardian”. Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera. Ndonëse është në...

Continue reading...

Vlojnë strukturat lokale të ASH-së në Strugë. Humbja e 6 e Selës nga Ahmeti, ka filluar ti ngjajë Menduhit

Ziadin Sela fitoi 12 deputetë bashkë me partinë në pushtet Alternativën por i humbi edhe kësaj rradhe zgjedhjet Parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Janë disa cikle zgjedhore që kreu i LR PDSH-së së dikurshme dhe tani i ASH-së, Ziadin Sela po i humb në mënyrë serike përfshirë edhe zgjedhjet e kaluara Parlamentare, ato Lokale dhe Presidenciale kur përkrahën një kandidat të pavarur si Blerim Reka. Por tashmë karrikja e tij për të qenë në kreun e ASH-së ka filluar të lëkundet. ”Epiqendra“ e këtyre lëkundjeve për Selën vjen pikërisht nga zona e tij të cilët kanë shprehur pakënaqësi të mëdha...

Continue reading...

Buzhala: Albin Kurti e dëmtoi Ziadin Selën. Shqiptarët në Maqedoni të Veriut i besojnë Ali Ahmetit (VIDEO)

Gazetari Berat Buzhala në emisionin ”Pressing” ka komentuar zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë ai është ndalur edhe tek fituesi që është BDI, përzierjet e brendshme nga subjekte të caktuara nga Kosova në zgjedhjet e 15 Korrikut duke mbajtur anën e ASH-së si dhe është ndalur edhe tek cështja e kryeministrit shqiptarë. “Nuk mundet Haki Abazi prej Kosove të shkojë dhe tu tregojë atyre se votoni dikë se ky bën dhe ky tjetri jo ka deklaruar Buzhala duke iu referuar Vetëvendosjes që dolën hapur dhe përkrahën Selën në këto zgjedhje.” Ai i ka folur edhe për...

Continue reading...

Sa është gjoba në Zvicër për ata që i shmangen karantinimit?

Zyra Federale e shëndetit Publik (BAG) ka krijuar një faqe në internet lidhur me temën e hyrjes/udhëtimit nga jashtë në Zvicër . Këshilli Federal ka vendosur më 6 korrik 2020 për të futur në fuqi një detyrim karantine prej 10 ditësh për personat që vijnë nga zonat jashtë vendit, me rrezik të shtuar të infeksionit. Zyra Federale e shëndetit Publik (BAG) ka krijuar një faqe në internet lidhur me temën e hyrjes/udhëtimit nga jashtë në Zvicër në të cilën përfshihen informacionet më të rëndësishme (ku gjendet edhe një listë zonash / shtetesh me rrezik të rritur të infeksionit), si: kompensimi;...

Continue reading...

Zbulohet një simptomë tjetër e koronavirusit, më e përhapur te të rinjtë

Duke qenë se më shumë të rinj po infektohen me Covid-19, mjekët kanë vënë re simptoma të ngjashme, të cilat nuk janë fort të përhapura te njerëzit e tjerë Temperatura dhe ethet kanë qenë simptomat më të zakonshme, ndërsa tani vihet se të rinjtë nën moshën 35 vjeç kanë më shumë të ngjarë të shfaqin simptoma si dhimbje barku dhe koke. “Spektri i simptomave vazhdon të zgjerohet dhe kështu të rinjtë shpesh shfaqen pa ethe dhe me dhimbje barku,” – tha Dr. William Schaffner (via BGR), një mjek që gjithashtu punon si profesor i Sëmundjeve Infektive në Universitetin Vanderbilt. Simptomat...

Continue reading...

Lufta kundër koronavirusit, BE siguron 80 milion euro mbështetje për Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Evropian (BE) do të sigurojë 80 milionë euro mbështetje makro-financiare për Maqedoninë e Veriut për shkak të pandemisë së Covid-19. Komisioni Evropian njoftoi se është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të siguruar mbështetje financiare për Maqedoninë e Veriut. Këto fonde do të jenë në dispozicion në formën e kredive afatgjata me kushte shumë të favorshme. “Fondet do të kontribuojnë në përmirësimin e stabilitetit makroekonomik dhe krijimin e hapësirës për shpërndarjen e burimeve për t’i zbutur pasojat serioze negative socio-ekonomike të pandemisë së koronavirusit”, informon KE. Programi për Maqedoninë e Veriut është me vlerë prej 160 milion eurove. “Sot nënshkruam...

Continue reading...

Hoti kthehet nga Brukseli: Asnjë kompromis me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është kthyer nga Brukseli dhe ka folur për takimin me Vuçiçin në Bruksel. Ai ka thënë se Presidenti serb ka shprehur pakënaqësitë e veta, ndwrsa kryeministri kosovar tha se nuk lëviz nga qëndrimet e tij dhe të Kosovës. “Në tavolinë pala serbe tregon pakënaqësinë e vet dhe reagimi jonë ka qenë i kulturuar shtetëror dhe me qëndrime të qarta pse jemi në këtë tavolinë. Unë mund të flas vetëm për qëndrimin tonë. Ne jemi në këtë proces për të mbyllur çështjet e hapura me Serbinë duke mos e cenuar intergitetin territorial. Ne besojmë thellë se...

Continue reading...

“Përgatituni që tani për dimrin”, ja çfarë paralajmërojnë dhe parashikojnë shkencëtarët

Një dimër veçanërisht sfidues në Mbretërinë e Bashkuar mund të sjellë një valë të dytë infeksionesh nga koronavirusi, që mund të rezultojë në afro 120 mijë të vdekur në spitale – dy herë më shumë se sa vala e parë – sipas një vlerësimi, të një skenari të arsyeshëm. Nëse masat e izolimit vazhdojnë të lehtësohen, numri mesatar i njerëzve që mund të infektojë një person që e ka virusin, i njohur si numri R, mund të rritet në Mbretërinë e Bashkuar nga vlera aktuale 0.7-0.9, dhe të shkojë 1.7 në shtator, thonë shkencëtarët që kanë hartuar një raport. Kjo...

Continue reading...