Mjeku Arben Gjata: Ju tregoj ambientet ku koronavirusi përhapet më shumë sesa në transportin urban

Mjeku Arben Gjata u pyet se sa rrezikshmëri paraqet transporti urban në përhapjen e koronavirusit. Gjata theksoi se klubet e natës janë ambientet ku ka më shumë rrezik përhapjeje.

“Në Tiranë ka djem e vajza të reja që qëndrojnë nëpër klube nate pa maska, që kërcejnë e këndojnë. Kjo histori është edhe në jug, me festa nëpër klube.

Transporti urban e përhap shumë më pak virusin sesa këta të rinj e të reja që nuk mendojnë as për veten e vet, as për prindërit dhe as për shoqërinë”, tha ai për A2.