Lajme

Pesë viktima dhe 164 raste të reja me Covid-19, shërohen 74 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1612 teste të realizuara, 164 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 59 raste të reja, Kumanovë-12, Dibër-18, Shtip-17, Prilep-1, Tetovë-6, Strugë-6, Manastir-1, Kavadar-2, Gostivar-9, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Shën Nikollë-23, Kërçova-6, Resnje-1. Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit pesë pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Tre pacientë nga Shkupi, një nga Tetova dhe një pacient nga Resnja. Në spitalin “8 shtatori” jetë kanë ndërruar dy pacientë të moshës 35 dhe 65 vjeçare.Një pacient 70-vjeçar nga Resnja ka ndërruar jetë në Spitalin e Manastirit. Në spitalin e Tetovës është regjistruar një...

Continue reading...

Pas 1 shekulli, Turqia kontroll mbi Bosforin

Turqia kujtoi sot 4-vjetorin e grushtit të shtetit të 15 Korrikut 2016. Ndonëse atë natë rrugët e Stambollit dhe Ankarasë u kthyen në shesh lufte, Presidenti Erdogan e quan datë historike. “15 Korriku është një ditë historike pasi arritëm të deshifrojmë qelizat e FETO-s. Që nga ajo natë kemi pastruar politikën, administratën, biznesin dhe median nga puçistët”. Për këtë falenderon parlamentin dhe popullin. “Nuk kam parë kuvend tjetër në botë që lufton kaq shumë për të drejtën. Nuk kam parë popull tjetër në botë që i del kaq shumë zot Kuvendit. Falenderoj Zotin për një popull të tillë”. Nuk përjashton...

Continue reading...

Shënohet numri më i lartë i rasteve të reja me Covid-19 në SHBA

SHBA regjistroi rekord negativ me rastet e reja me koronavirus brenda 24 orëve, duke raportuar mbi 77 mijë të prekur. Të vdekurit llogariten 969, çka përbën numrin më të lartë që prej 10 qershorit. Më të goditurit janë Teksasi dhe Arizona, ku nuk ka më vende në morg për trupat e viktimave. Vendi gjendet në situatën ku palët janë të ndara në lidhje me përballimin e pandemisë dhe faktit nëse duhet të rifillojë procesi mësimor në gusht apo jo. Shefi për parandalimin e sëmundjeve infektive paralajmëroi pak ditë më parë se shumë shpejt do të regjistrohen edhe 100 mijë raste...

Continue reading...

Kush do ta formoj qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut?

Koalicioni “Mundemi” i kryesuar nga LSDM-ja me 46 mandate të fituara ka kapacitetin më të madh koalicionues, përderisa nga OBRM-PDUKM-ja të cilët kanë 44 mandate besojnë se kanë besimin më të madh që të luftojnë për përbërjen e Qeverisë së re, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 15 korrik të këtij viti. Në përbërjen e re kuvendore LSDM-ja dhe OBRM-PDUKM-ja do të kenë më pak deputetë se deri më tani, përderisa BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët do ta rrisin përfaqësimin e tyre, ndërsa “E majta” me dy deputetë hyn për herë të parë në Kuvend. Sipas rezultateve finale...

Continue reading...

Pas humbjes, fillon përçarja në ASH, kërkohet dorëheqja e Selës

Pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut, siç edhe pritej, brenda Aleancës për Shqiptarët kanë filluar përçarjet. Disa aktivistë në rrjetin social “Facebook” kanë shkruar se duan dorëheqjen e Ziadin Selës nga kryetari i partisë për faktin që koalicioni dhe partia e tyre i humbi zgjedhjet kundër BDI-së edhe në njësinë zgjedhore numër 5 prej nga edhe vjen Ziadin Sela. “Pas çertifikimit të rezulltateve në të gjitha njesit zgjedhore, mendoj qe Ziadin Sela duhet të jetë i pari ai që do të reflektoj për humbjen e arritur ne Zonen 5, prej nga ai vjen. Mendoj qe duhen reforma brenda...

Continue reading...

Pas përshëndetjes me bërryl, Vuçiç pyet Hotin: A di serbisht? (VIDEO)

Dialogu Kosovë – Serbi rinisi sot në Bruksel në një takim “jo të lehtë” siç u shprehën liderët e dy vendeve më pas. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç folën sot për çështjen e personave të pagjetur dhe të zhvendosur si dhe zhvillimin ekonomik. Takimi u zhvillua në selinë e Bashkimit Evropian me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak. Zyra e shtypit të Bashkimit Europian publikoi edhe momentet e para të takimit të Vuçiç me Hotin. Pasi takohen me bërryl...

Continue reading...

A janë Thaçi dhe Veseli patriotë? Kjo është përgjigja e deputetit të VV-së (VIDEO)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, është shprehur se secili qytetarë i Kosovës që ka dhënë kontribut në luftë është patriot. I pyetur nëse patriotë janë edhe Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ai ka vazhduar: Secili qytetar dhe qytetare e Kosovës që në një formë ose tjetër ka qenë pjesë e luftës, për mua dhe Lëvizjen Vetëvendosje është patriot-patriote dhe këto merita nuk mund t’i mohohen askujt”. “Askush nuk ia ka vënë në pikëpyetje vlerat patriotike të tyre gjatë luftës”. Ndërkaq sa i përket menaxhimit me pandeminë, Çeku në Info Magazine, ka thënë se Qeveria Hoti...

Continue reading...

Në kufirin mes Bullgarisë dhe Greqisë shiten teste të falsifikuara për Covid-19

Në kufirin mes Greqisë dhe Bullgarisë është vërejtur shitja e testimeve të rrejshme me rezultat negativ të Covid-19, testet shiten me çmim prej 30 deri në 40 euro, njofton televizioni grek Mega. Sipas televizionit grek, testet e rrejshme janë zbuluar pas një hetimi të policisë në vendkalimin kufitar “Promahonas”, ku një grup i organizuar ka shitur teste të falsifikuara me rezultat negativ të Covid-19 duke iu mundësuar shtetasve të ndryshëm të futen në territorin e Greqisë. Rastet në fjalë kanë detyruar autoritetet greke që të përpilojnë një listë ku janë përfshirë 100 laboratorë nga i gjithë Ballkani, rezultatet e të...

Continue reading...

Shqiptarët ia kërkojnë një ministri Vuçiqit dhe tri pozita tjera për t’u bërë pjesë e Qeverisë së Serbisë

Koalicioni i shqiptarëve të Luginës sot është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me të cilin kanë diskutuar për mundësinë e futjes në Qeveri. Në deklaratën e Koalicionit të Shqiptarëve thuhet se ata janë të gatshëm të hyjnë në qeveri me kusht që të kenë 4 pozita të larta shtetërore. Ata duan që të marrin drejtimin e një Ministrie, konkretisht Ministrisë së Pushtetit Lokal, ndihmës Ministrinë e Ekonomisë, sekretarin shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe kryetarin e Trupit Koordinues. Njoftimi i Koalicionit të Shqiptarëve pas takimit me Vuçiqin: “Me ftesë të tij, sot u takuam në Beograd me presidentin...

Continue reading...

Erdhi nga Gjermania për në vendlindje, ja çfarë i ndodhë mërgimtarit shqiptar

Doganierët serbë në pikëkalimin Serbi – Kosovë, Merdar kanë ndaluar dy shqiptarë nga Kosova të fusin në Kosovë 120 mijë euro, lajmin e përcjellë agjencia serbe gazeta “blic” e Beogradit. Doganierët, sipas lajmit, duke kontrolluar në xhepat e shoferit dhe ndihmësit të tij, shqiptarë të Kosovës, gjetën 143 mijë e 450 euro të mbështjellë me folie. Ata kishin deklaruar se një burrë në Gjermania ua kishte dhënë paratë që duhej t’ia jepnin një personi të panjohur në Prishtinë.

Continue reading...