Më në fund, Pipero bën parashikimin që të gjithë e prisnim: Ja se çfarë do të ndodhë në vjeshtë

Mjeku inf eksionist, Pëllumb Pipero, nuk beson se do të ketë një valë të dytë. Në studion e emisionit “Në fokus”, në TvT, Pipero tha se virusi nuk i është bindur deri tani ligjësive të një virusi të zakonshëm respirator dhe ky është një tregues që nuk do të ketë valë të dytë në vjeshtë.

“Është e pamundur të bësh parashikime. Por unë nuk e besoj një valë të dytë. Ky lloj virusi nuk respekton të gjitha ligjet e një virusi respirator. Nëse do të kishim një valë të dytë, atëherë do të duhej të mos kishim fare transmetim tani që temperaturat janë të lartë.

Edhe pse kolegët thonë se transmetimi ka rënë, por është shtuar ekspozimi. Duke mos respektuar këto ligjësi, nuk besoj në një valë të dytë”, tha ai.

Megjithatë, Pipero theksoi se ai do të vijojë të jetë aktiv për disa kohë.

“Besoj në një vazhdimësi të qarkullimit të virusit midis nesh dhe kudo në botë. Kështu do të vazhdojë, herë me ulje, herë me ngritje”, tha ai.