ejona

Romeo Kara publikon pamjet e Lulzim Bashës që po ‘thyen’ rrjetin: Përfundimisht është i pakorrigjueshëm (VIDEO)

Juristi Romeo Kara ka publikuar në rrjetet sociale një video me një ndër gafat e radhës të kryedmokratit Lulzim Basha. Kreu i PD-së shprehet: Fitorja e erresires mbi driten…! “Bo prape…Perfundimisht është i pakorrigjueshem. Ky nuk behet”, – shkruan krahas videos Romeo Kara. Ndërsa në një postim të dytë, juristi shkruan: Gafat shkaktohen kryesisht nga humbja e vetekontrollit, nga mosnjohja në thelb e temes për të cilen po referohet, nga mungesa e papergjegjshmerise për ate cfare nxjerr nga goja, nga shtirja e sforcuar kur nje person e humb fillin e rolit qe po luan pasi nuk ka lidhje organike me...

Continue reading...

Ralf Gjoni del me thirrjen e fortë në Kuvend, i kthehet ashpër Gramoz Ruçi

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Ralf Gjoni iu bëri thirrje gjithë shqiptarëve që të ‘djegin’ fletën e tyre në ditën e votimit për zgjedhjet parlamentarë të 25 prillit. Mirëpo kërkesa e Gjonit u ironizua nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Pjesë nga Kuvendi: Ralf Gjoni: Ndaj më 25 prill kryq fletës së votimit dhe kësaj klase politike. Gramoz Ruçi: Është hera e dytë që e përsërit këtij kryq të gjithëve, ti se ke emrin gjëkundi në lista. Po ikëm ne, kush do qeverisë këtu?

Continue reading...

Edi Rama: Nuk jam njeriu i duhur për të ndërmjetësuar midis Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas përfundimit të takimit me Emmanuel Macron, presidentin e Francës, ka treguar se për çfarë kanë biseduar. Ai në një konferencë për media ka thënë se kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve. “Ai dëshironte të kalonte një drekë pune me mua, për të diskutuar mbi marrëdhëniet bilaterale, ecurinë e programit të Agjencisë Franceze për Zhvillim, e cila është angazhuar për financimin e tre projekteve të rëndësishme, ku projekti më i rëndësishëm është investimi për finalizimin e gjithë punës që duhet bërë për të përmbyllur investimet tërësore të bëra në ujësjellësin e qytetit të...

Continue reading...

Presidenti serb: Thirrja e Kurtit për bashkim kundër Serbisë është mesazh i qartë për serbët

Vuçiq: “Thirrja e Kurtit për bashkim kundër Serbisë është mesazh i qartë për serbët.” Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se “fakti që serbët do të kenë një pozitë ministrore në Qeverinë e Kosovës si dhe thirrja e Albin Kurtit që të gjithë duhet të jenë të bashkuar në luftën kundër Serbisë, është një mesazh i qartë për serbët në Kosovë”. I pyetur se si e komentoi ai faktin që serbët do të kenë një vend në Qeverinë e Kosovës, kreu I shtetit serb theksoi se vuri re dy gjëra atje, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova. “Njëra është një...

Continue reading...

Mediat botërore raportojnë për zgjedhjen e Kurtit kryeministër i Kosovës

Albin Kurti është zgjedhur për herë të dytë kryeministër i Kosovës. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë besimin e 67 deputetëve të Kuvendit, ndërsa kundër kanë votuar 30 deputetë. Tashmë mediat botërore kanë raportuar rreth krijimit të institucioneve të reja në vendin tonë, transmeton Telegrafi. “Parlamenti i Kosovës mbështet Albin Kurtin si kryeministër të ri”, shkruan agjencia e lajmeve reuters. Parlamenti i ri i Kosovës zgjedh qeverinë e re”, raporton gazeta amerikane newyorktimes. Mediat zvicerane kanë raportuar se “Albin Kurti formon qeverinë e re të Kosovës”. “Qeveria e re e reformës Kurtit është konfirmuar në parlament”, shkruajnë mediat gjermane. Agjencia...

Continue reading...

U largua nga ‘Përputhen’, Atdheu na habit me deklaratën për Antonelën

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xheravina ishte së fundmi i ftuar në “Prive”. Ai zbuloi shumë të pathëna, e mes të tjerash foli dhe për debatin e bërë me Antonelën pasi u tha se janë puthur. Atdheu tha se Antonela jashtë emisionit është njeri shumë i mirë, por transformohet kur futet në program. Ai shtoi se nuk është larguar nga “Përputhen” për shkak të Antonelës, por kishte bërë kërkesën dy muaj më parë. “Unë nuk doja t’i nxirrja të pala rat Antonelës se nëse e njeh atë jashtë emisionit është shumë vajzë e mirë. Por kur futet në emision i ndryshon...

Continue reading...

Një ngjarje që hapi shumë fjalë: Arbana Osmani i përgjigjet atyre që e akuzuan se nuk është aq e mirë në realitet

Arbana Osmani është një nga personazhet që ndan shumë pjesë të jetës së saj me ndjekësit dhe fansat, por edhe pse ajo përpiqet të jetë sa më e pranishme duket se jo të gjithë e vlerësojnë. Në një pyetësor së fundmi dikush e ka pyetur në është e vërtetë që nuk është aq miqësore në realitet sa edhe duket nëpërmjet televizionit dhe kaq ka mjaftuar që moderatorja të tregojë një ngjarje që i ka ndodhur pak ditë më parë: “Hmm, dua t’ju tregoj një histori: Pak ditë më parë, në një nga autogrillet buzë autostradës kishim ndaluar makinën sepse Edi...

Continue reading...

Edi Rama apo Lulzim Basha, kush fiton? Astrologia bën parashikimin e papritur

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon,ishte e ftuar astrologia Meri Gjini, e cila shpjegoi lëvizjet planetare të datës 20 mars si dhe bëri një parashikim për secilën prej shenjave të horoskopit. Kur erdhi radha e binjakëve, që përkon me shenjën e kreut të opozitës Lulzim Basha, Meri tregoi se ky i fundit do të jetë shumë i favorizuar nga universi. E ndërsa Bieta e pyeti se kush do të jetë fituesi i zgjedhjeve të 25 prillit, Meri e shpjegoi situatën me një shembull të thjeshtë. “Nga energjia e jashtme me sasi binjakët janë më të favorizuar. E thënë...

Continue reading...

Boçi del me deklaratën e papritur pas sherrit në Elbasan, hedh dyshimet e forta: Luca mund të ishte dhe i armatosur

Luçiano Boçi, kandidati për deputet në listat e Partisë Demokratike, i cili u përplas fizikisht me biznesmenin Gjergj Luca ka hedhur hipotëzën se Luca mund të ketë qenë i armatosur. Boçi tha në “Opinion se Luca ka bërë një lëvizje që atij i ka lënë të kuptojë se ka armë. Kandidati për deputet tha se ka qenë biznesmeni ai që e ka qëlluar i pari dhe e kapur në qafë, duke nxitur reagimin e tij. “Luca mund të ishte edhe i armatosur. Seç bëri një lëvizje….tani unë nuk mund ta konfirmoj, ta pohoj apo mohoj, por bëri një lëvizje që...

Continue reading...

Pse u thirr kryeministri Rama nga Macron në Paris? Analisti Baton Haxhiu zbulon prapaskenat çfarë po ndodh

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Francë. Për analistin Baton Haxhiun, ky është një moment shumë interesant për kryeministrin dhe fakti që tregon se ky i fundit e ka udhëhequr siç duhet politikën e jashtme. Sipas tij, fakti që me kryeministrin Macron ka pasur bisedime për të ardhmen e Shqipërisë dhe Ballkanit dhe sidomos lidhur me raportin Kosovë-Serbi për ndërmjetësimin e të cilit është kërkuar ndihma ndaj Ramës. “Dhe ndihma nuk kërkohet nëse një njëri nuk ka peshën e duhur. Askush nuk të thirret rastësisht. Macron në një farë mënyre është një lloj kërkim falje...

Continue reading...