Një ngjarje që hapi shumë fjalë: Arbana Osmani i përgjigjet atyre që e akuzuan se nuk është aq e mirë në realitet

Arbana Osmani është një nga personazhet që ndan shumë pjesë të jetës së saj me ndjekësit dhe fansat, por edhe pse ajo përpiqet të jetë sa më e pranishme duket se jo të gjithë e vlerësojnë.

Në një pyetësor së fundmi dikush e ka pyetur në është e vërtetë që nuk është aq miqësore në realitet sa edhe duket nëpërmjet televizionit dhe kaq ka mjaftuar që moderatorja të tregojë një ngjarje që i ka ndodhur pak ditë më parë:

“Hmm, dua t’ju tregoj një histori: Pak ditë më parë, në një nga autogrillet buzë autostradës kishim ndaluar makinën sepse Edi doli të marrë një kafe. Unë isha në makinë me Diellin i cili po flinte. Jashtë ishte shumë ftohtë dhe binte shi. Befas një vajzë troket tek xhami dhe më kërkon të hap derën e makinës. I bëj me shenjë që po fle djali i vogël dhe nuk e hap dot. Më thotë që do të beje një foto dhe i them që nuk mundem ( se do duhej të hapja derën do bëja zhurmë do futej era e ftohtë e Dielli mund të zgjohej të ftohej të qante). Me pak fjalë i thashë nuk mundem. Pas disa orësh mora një mesazh të gjatë në instagram nga vajza qe me thotë se sa shume ishte zhgënjyer nga unë dhe se si nuk e priste që vipat të ishin aq ndryshe në realitet. Ia shpjegova edhe njëherë dhe u duk se e kuptoi. Kur është fjala për fëmijët e mi jam “mendjemadhe”, “luftarake”, “egoiste” e plot gjëra të tjera si këto. Joni për shembull është një fëmije që e e do mamën vetëm për vete dhe nuk e ka qejf kur bëj foto me njerëz ndërsa kam dalë me të…Por mbi të gjitha jashtë kamerës jam një njeri normal, me problemet e përditshme, luhatjet e humorit dhe paranojat e një njeriu te zakonshëm”, ka rrëfyer Arbana.

Është mëse e kuptueshme që të gjithë kemi ditët tonë jo të mira dhe nuk mund te jemi gjithnjë në humor dhe duket se më sipër është shpjeguar pikërisht kjo dhe arsyeja pse kanë dalë këto fjalë!