ejona

Urdhëri sekret nga Rama: Luljeta Bozo mos dalë më në TV

Pas zhurmës që shkaktoi me intervistën e saj në emisionin ‘Dekalog’, se në kohën e Enverit kishte më shumë të mira sesa të këqia, e cila u përcoll me një fortunë nga antikomunistët dhe ngjalli një zinxhir replikash në shtypin e ditës, prijësa e listës së PS së Tiranës, Luljeta Bozo është futur provizorisht në karantinë. Një urdhër i ardhur nga sferat e larta të partisë, disa mendojnë drejtpërdrejt nga Rama, i ka ndaluar asaj pjesmarrjen në debatet televizive. Disa TV informative që kanë kërkuar ta kenë në emisionet e tyre zonjën e tërmetit, kanë marra një “JO” të prerë...

Continue reading...

Dritë jeshile ndërtimit të Skavicës: Votohet ligji i veçantë për kompaninë amerikane “Bechtel”

Ka marrë miratimin e parlamentit ligji që i hap dritën jeshile negocimit të kontratës përmes procedurës së veçantë me kompaninë amerikane Bechtel International për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Sipas ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, investimi për këtë vepër madhore energjetike pritet të arrijë në rreth 550 milionë dollarë. Sa i takon burimit të financimit, ministrja Balluku tha se qeveria sëbashku me kompaninë Bechtel po punon për sigurimin e fondeve që do të bëjnë të mundur realizimin e këtij projekti. “Ne jemi duke punuar me kompaninë amerikane Bechtel International që të gjejmë edhe fondet për financimin...

Continue reading...

“Mashtruesa, legena”, Rudina Hajdari shpërthen në parlament: Shqiptarë boll u përçatë për këta

Deputetja Rudina Hajdari ka folur me tone të ashpra në Kuvend kundër forcave të mëdha politike, e kryesisht mazhorancës. “Mashtruesa, legena, që vetëm vidhni, për ç’a e doni mandatin e tretë, për të larë mëkatet që keni bërë, jo ju doni të vidhni më shumë”, tha ajo. “Çdo gjë që ka vendi i keni marrë, si e majta si e djtaha, i keni futur në xhëepat tuaj dhe kur ju përvetësoni taksat e shqiptarëve jeni pa ngjyrë. Një avaz keni. Ajo që më vjen keq është se e pësojmë njësoj të gjithë, jo po përvetësoni të ardhmen e fëmijëve tani....

Continue reading...

Luljeta Bozo: Të hyja në politikë s’më kishte shkuar mendja, ja pse zgjodha PS

Teksa kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot kandidates e PS për Tiranën, ka folur shkurtimisht edhe inxhinierja Luljeta Bozo. Ajo ka treguar arsyet pse vendosi të kandidojë për deputete. ‘Ne inxhinierët i kemi të shkurtra fjalët. Të hyja në politikë smë kishte shkuar mendja. Duke pasur në konsideratë me mendimin e të gjithë njerëzve, që kërkonin që në Shqipëri të kishte njerëz të tillë për të përfaqësuar në Kuvend. Zgjodha sepse PS, mban premtimet që jep dhe në këtë periudhë pati dy ngjarje shumë të vështira pandeminë dhe Covid-19. PS ka bërë reforma të pakrahasueshme gjatë kësaj periudhe. Duhet t’i...

Continue reading...

Kallëzim penal kundër Aleksandar Vuçiqit

Presidenti i partisë serbe të Lirisë dhe Drejtësisë, Dragan Gjilas, njoftoi se ka bërë padi penale kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Ministrit të Financave, Sinisa Malit, shefit të shërbimit të informacionit të Partisë Progresive Serbe, Vladanka Maloviq dhe disa të tjerëve. Gjilas është raportuar se ka kompani dhe llogari bankare në Mauritius dhe Hong Kong, shkruan N1. Duke iu drejtuar shtypit, opozitari tha se ngriti akuza kundër pesë personave sepse, siç shprehet ai, ata “përgatitën, shpërndanë dhe më vonë, bazuar në ato dokumente false”, transmeton Telegrafi. “Presidenti foli në televizion nga Abu Dhabi për katër ditë se unë kisha...

Continue reading...

Shuma që partitë parlamentare pritet t’i marrin nga buxheti i Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka gjithsej 120 deputetë dhe partitë politike marrin mjete financiare nga buxheti i këtij institucioni, varësisht nga numri i përfaqësuesve që kanë. Ato parti që janë të përfaqësuara në Kuvend, shpërndarja financiare bëhet në përpjesëtim me përfaqësimin që e kanë në Kuvend nga rezultatet e zgjedhjeve. Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet 14 shkurtit ka arritur t’i merr 58 ulëse, e ndjekur nga Partia Demokratike që ka 19 deputetë dhe Lidhja Demokratike Kosovës që ka 15 deputetë. Siç ka mësuar Telegrafi, kjo do të jetë renditja buxhetore paritë e përfaqësuara në Kuvend. Lëvizja Vetëvendosje 1 milion e 463,565.21 euro...

Continue reading...

SKANDALI/ Shtëpia e rindërtuar prishet për 3 muaj, Rama dhe Veliaj e inauguruan në 26 dhjetor 2020

Duket se propagandës së Veliajt dhe Ramës, për rindertimin e shtëpive të prishura nga tërmeti, po i vjen fundi. Një denoncim i hapur është bërë sëfundmi nga një banore në Farkë të Vogël. Ajo tregon se vetëm pak muaj nga rindërtimi i shtëpisë, janë evidentuar punë të bëra pa cilësi dhe seriozitet. Kjo është shtëpia e Aldie Balit në Farkë të Vogël të Tiranës. Ajo mori çelësat nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, me 26 dhjetor. Në këtë inaugurim, kamerat e Bashkisë përçuan imazhe mbresëlënëse për godinën e sapondërtuar në shtëpinë që familja humbi nga tërmeti. Pa...

Continue reading...

Taulant Balla: Shqipëria nuk ka asnjë detyrë shtëpie pa realizuar! Jemi krenarë

Nga foltorja e Kuvendit ditën e sotme foli edhe Taulant Balla. Ai u shpreh se Rilindja i ka plotësuar të gjithë kushtet për Reformën në Drejtësi dhe se ndihen krenarë për procesin nga Vettingu. Balla tha se nuk ishte dakord me ata që thonë se procesi është i mangët. “Shqipëria nuk ka asnjë detyrë shtëpie pa realizuar! Ky është fakt! Ecuria e reformës në drejtësi deri tani është përtej pritshmërive. I kemi plotësuar kushtet për konferencën ndërqeveritare. Reforma në Drejtësi, është gur i themelit për integrimin në Europë. Jemi krenarë për procesin nga Vettingu. Një proces që s’ka ngjashmëri me...

Continue reading...

Shumë pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet, Yuri Kim bën lëvizjen që nuk pritej, zbardhen emrat e politikanëve të rëndësishëm që do të takojë

Shumë pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet dhe duke u nisur nga zhvillimet e fundit situata pritet të jetë shumë ‘e nxehtë’. Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka shkuar në Shkodër, ku mësohet se do të zhvillojë një takim me drejtuesit politik të qarkut. Kim pritet të takojë Ilir Beqajn nga PS, Helidon Bushatin nga PD, por referuar axhendës së kaluar, do të zhvillojë një takim edhe me kryetaren e Lëvizjes Për Ndryshim, Jozefina Topalli, megjithatë asgjë nuk është zyrtare.

Continue reading...