Ralf Gjoni del me thirrjen e fortë në Kuvend, i kthehet ashpër Gramoz Ruçi

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Ralf Gjoni iu bëri thirrje gjithë shqiptarëve që të ‘djegin’ fletën e tyre në ditën e votimit për zgjedhjet parlamentarë të 25 prillit.

Mirëpo kërkesa e Gjonit u ironizua nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Pjesë nga Kuvendi:

Ralf Gjoni: Ndaj më 25 prill kryq fletës së votimit dhe kësaj klase politike.

Gramoz Ruçi: Është hera e dytë që e përsërit këtij kryq të gjithëve, ti se ke emrin gjëkundi në lista. Po ikëm ne, kush do qeverisë këtu?