Presidenti serb: Thirrja e Kurtit për bashkim kundër Serbisë është mesazh i qartë për serbët

Vuçiq: “Thirrja e Kurtit për bashkim kundër Serbisë është mesazh i qartë për serbët.” Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se “fakti që serbët do të kenë një pozitë ministrore në Qeverinë e Kosovës si dhe thirrja e Albin Kurtit që të gjithë duhet të jenë të bashkuar në luftën kundër Serbisë, është një mesazh i qartë për serbët në Kosovë”.

I pyetur se si e komentoi ai faktin që serbët do të kenë një vend në Qeverinë e Kosovës, kreu I shtetit serb theksoi se vuri re dy gjëra atje, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

“Njëra është një shkelje brutale e veprimit të tyre më ligjor, nga këndvështrimi i tyre, sepse ajo kushtetutë thotë se serbët duhet të marrin dy poste ministrore. Por atyre nuk u intereson që e shkelën barbarisht atë”, deklaroi Vuçiq.

Sipas tij, shqiptarët në Kosovë nuk janë të shqetësuar sepse askush nga bota nuk do t’u tregojë asgjë për atë çështje, por që është një mesazh i qartë për popullin serb.

“Dhe një mesazh edhe më i qartë ishte kur Kurti tha se të gjithë duhet të ishin të bashkuar në luftën kundër Serbisë. Imagjinoni që unë të bëja thirrje që të bashkoheshim kundër Prishtinës. Kurse, unë bëj thirrje për arsye dhe që të jeni të bashkuar në arritjen e një kompromisi. Dhe askush nuk reagoi ndaj asaj që tha Kurti, sepse ata u lejuan “, tha Vuçiq.

Ai shtoi se “gjithçka që është kundër Serbisë lejohet, ndërsa ata do të dënonin gjithçka që Serbia do të bënte për atë çështje në përputhje me kushtetutën e saj”. “Kjo flet për hipokrizi dhe standarde të dyfishta’, potencoi ai.