Pse u thirr kryeministri Rama nga Macron në Paris? Analisti Baton Haxhiu zbulon prapaskenat çfarë po ndodh

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Francë. Për analistin Baton Haxhiun, ky është një moment shumë interesant për kryeministrin dhe fakti që tregon se ky i fundit e ka udhëhequr siç duhet politikën e jashtme.

Sipas tij, fakti që me kryeministrin Macron ka pasur bisedime për të ardhmen e Shqipërisë dhe Ballkanit dhe sidomos lidhur me raportin Kosovë-Serbi për ndërmjetësimin e të cilit është kërkuar ndihma ndaj Ramës.

“Dhe ndihma nuk kërkohet nëse një njëri nuk ka peshën e duhur. Askush nuk të thirret rastësisht. Macron në një farë mënyre është një lloj kërkim falje për shkak të një politike të brendshme nën ndikimin e të djathtës ekstreme”, tha Haxhiu.