Boçi del me deklaratën e papritur pas sherrit në Elbasan, hedh dyshimet e forta: Luca mund të ishte dhe i armatosur

Luçiano Boçi, kandidati për deputet në listat e Partisë Demokratike, i cili u përplas fizikisht me biznesmenin Gjergj Luca ka hedhur hipotëzën se Luca mund të ketë qenë i armatosur.

Boçi tha në “Opinion se Luca ka bërë një lëvizje që atij i ka lënë të kuptojë se ka armë. Kandidati për deputet tha se ka qenë biznesmeni ai që e ka qëlluar i pari dhe e kapur në qafë, duke nxitur reagimin e tij.

“Luca mund të ishte edhe i armatosur. Seç bëri një lëvizje….tani unë nuk mund ta konfirmoj, ta pohoj apo mohoj, por bëri një lëvizje që sikur e kishte. Tani edhe biznesmen, mund ta ketë. Ai erdhi më kapi nga qafa, dukej aty dhe normale vjen reagimi im sepse nuk mund të toleroj cënimin e integritetit”, tha Boçi.