ejona

Studimi: Rrezet e diellit mund ta vrasin koronavirusin brenda 30 minutave

Rrezet e diellit mund ta vrasin koronavirusin brenda 30 minutave. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Dr. Jose-Luis Sagripanti, një ish-virolog i ushtrisë amerikane, dhe Dr. David Lytle, një ish-virolog i qeverisë së SHBA. Virologët kanë zbuluar se rrezet e fuqishme ultravjollcë mund të shkatërrojnë për gjysmë ore 90% të Covid-19 që është nxjerrë nga kollitja apo tështima. Ndërkohë, në vjeshtë, rrezeve të diellit u duhet një orë e 17 minuta për të vrarë virusin. Periudha e efektivitetit të rrezeve të diellit ndaj virusit zgjatet edhe më shumë në mars. Sipas studimit, virusi shkatërrohet pas 3 orëve...

Continue reading...

Do të bëhet baba? Ky është reagimi i Ledrit që po prisnin të gjithë

Prej dy ditësh në media ka qarkulluar me shpejtësi lajmi se reperi i njohur Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha do të bëhen prindër për herë të parë. I ftuar në NIN, reperi foli për lajmin e ditës. Gazetari e pyeti nëse ka plane të afërta për t’u bërë baba dhe Ledri iu përgjigj: “Qysh të jetë e shkrume. Unë me qejfin ma të madh e pres. Krejt shokët e mi janë bo prindër. Kur i shoh, që pa marrë parasysh çfarë problemesh kanë, kur kthehen te fëmijët e tyre marrin atë dashuri dhe asgjë tjetër s’ju intereso...

Continue reading...

Dasmë me maska, mjekët shqiptarë martohen gjatë pandemisë (FOTO)

Dy mjekë shqiptarë Livia Qose nga Tirana dhe Amir Mamusha nga Prizreni, të cilët jetojnë dhe punojnë në Ankara të Turqisë, i kanë dhënë fund beqarisë së tyre me një ceremoni të thjeshtë dhe me maska. Ata e kishin planifikuar dasmën, para se të ndodhte pandemia e koronavirusit dhe për shkak të situatës ata bënë celebrimin e tyre vetëm me katër veta, ndërkohë që familjarët e tyre po e ndiqnin ceremoninë përmes rrjeteve sociale.

Continue reading...

Pamje nga “fundi i botës” në Stamboll, çfarë po ndodh? (VIDEO)

Stambolli është përfshirë nga një stuhi e fortë gjatë mesditës së sotme, e cila ka shkaktuar përmbytje në disa lagje të qytetit të madh turk. Stuhia përfshiu zona të gjëra të qytetit me 15 milion banorë duke bërë që të përmbyten rrugë, biznese dhe banesa, shkruan albeu.com. Momentalisht disa rrugë janë të bllokuara prej ujit, ndërsa ekipet zjarrfikëse janë duke kontrolluar banesat për kafshë apo njerëz të bllokuar nga uji. Meteorologët e kanë shpjeguar këtë stuhi me një fenomen të rrallë natyror që ndodh në këtë zonë. Sipas tyre, ky është sezoni i “super pikave” të shiut, të cilat lëshohen...

Continue reading...

Parashikimi i Silva Binos: Në vjeshtë ose dimër do të përballemi me dy sëmundje

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Binio e pyetur lidhur me ndonjë parashikim të mundshëm për rritjen e numrit të të infektuarve, tha se një gjë e tillë mund të ndodhë pasi veç virusit, përballemi edhe gripin. “Në vjeshtë apo në dimër do të përballemi me dy sëmundje, me koronavirusin dhe gripin, dhe kombinimi i këtyre dy sëmundjeve, që kanë shenja klinike të ngjashme, do të shtojë numrat dhe kërkesat për shërbime shëndetësore, se kemi të bëjmë me dy epidemi. Do të shihet nëse do të jenë në garë, nëse do të vazhdojnë, apo nëse dikush prej...

Continue reading...

Sali Berisha del kundër Bashës, bën thirrje për protesta: Të ngrihen dhe ta krehin Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha bën thirrje për protesta duke dalë kundër linjës së kryedemokratit Basha i cili vazhdon takimet së fundmi me qytetarët duke u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme. Berisha shprehet se opozita bashkë me shqiptarët duhet ta krehë Ramën. “Përveçse ka një marrëveshje, ka një kërkesë ekspicite të Berlinit, të Brukselit por edhe të vetë sekretarit të shtetit për votimin e marrëveshjes. Njeriu që e siguron marrëveshjen është ai. Ai kundërshtoi me forcë identifikimin biometrik, ishte mekaniku kryesor për të vjedhur votat. E dyta, administrata. Kishte një raport ndërkombëtar që thoshte është shumë e politizuar. Pikën e dytë e...

Continue reading...

Sali Berisha tregon çfarë i ka thënë Rudina Hajdarit personalisht

Ish kryeministri Sali Berisha i pyetur mbrëmjen e sotme çfarë mendimi ka për qëndrimet e Rudina Hajdarit, u shpreh se respekton zgjedhjen e saj, por tregoi edhe se çfarë i kishte thënë asaj personalisht. “I kam thënë edhe asaj, je vajza e Azem Hajdarit. Nuk ka rëndësi çfarë qëndrimesh mban. Unë jam njeri që respektoj zgjedhjet. Ne jemi të gatshëm ti vemë shumë epitete por harrojmë që është thelbi i lirisë. Dhe në këtë kontekst “no comment”, – tha Berisha.

Continue reading...

Rinis transporti publik? Manastirliu zbulon vendimin e madh, tregon çfarë duhet zbatuar me patjetër nga të gjithë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në komunikim për mediat ka dhënë detaje mbi situatën e covid-19 në vendin tonë. Duke paralajmëruar marrjen e masave për një valë të dytë të virusit, Manastirliu bëri një njoftim të rëndësishëm edhe për transportin publik, ku lajmëroi rinisjen e tij. “Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi heqjen e kufizimit për transportin publik, pra do të vijoj transporti publik ndërqyetetas dhe brenda qytetit, por me disa masa dhe protokolle të veçanta të cilat tashmë janë të miratuara dhe aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Dua të theksoj se përdorimi i maskës gjatë udhëtimit si...

Continue reading...

Ahmeti: Kryeministri shqiptar do të bëhet

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, thotë se jo që e beson, por është i sigurt se kryeministri shqiptar do bëhet. Komentet në fjalë Ahmeti i bëri në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në TV Klan, ndërsa ka thënë se ideja për ndarjen e detyrave të larta shtetërore është hedhur që në vitin 2009, para 11 vitesh. “Ka plot raste që numra nuk ka pasur, por kryeministër ka pasur. Dikur thoshin se nuk mund të ketë ministër të Mbrojtjes shqiptarë, ashtu sikurse që thoshin se edhe ministër të Punëve të Brendshëm nuk mund të ketë shqiptarë. Apo edhe...

Continue reading...

Grenell flet për televizionin amerikan pak para takimit Kosovë-Serbi: U çon një mesazh të ashtuquajturve ekspertë

I dërguari i Posaçëm i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell edhe një herë e ka komentuar takimin e 27 qershorit që pritet të ndodhë mes dy palëve në Shtëpinë e Bardhë, teksa shtoi se diplomacia amerikane është e interesuar të zgjidh çështjet ekonomike. Kështu ka deklaruar ai në një intervistë për Televizionin Newsmax, derisa tha se disa të ashtuquajtur ekspertë kanë shtyer dy vendet vetëm në çështje politike. “Ne vendosëm që të përfshihemi sepse ka pasur një histori të gjatë me shumë ekspertë, të ashtuquajtur ekspertë, të cilët i kanë shtyrë vetëm në probleme politike, duke injoruar ato ekonomike”,...

Continue reading...