Grenell flet për televizionin amerikan pak para takimit Kosovë-Serbi: U çon një mesazh të ashtuquajturve ekspertë

I dërguari i Posaçëm i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell edhe një herë e ka komentuar takimin e 27 qershorit që pritet të ndodhë mes dy palëve në Shtëpinë e Bardhë, teksa shtoi se diplomacia amerikane është e interesuar të zgjidh çështjet ekonomike. Kështu ka deklaruar ai në një intervistë për Televizionin Newsmax, derisa tha se disa të ashtuquajtur ekspertë kanë shtyer dy vendet vetëm në çështje politike. “Ne vendosëm që të përfshihemi sepse ka pasur një histori të gjatë me shumë ekspertë, të ashtuquajtur ekspertë, të cilët i kanë shtyrë vetëm në probleme politike, duke injoruar ato ekonomike”,...