Dasmë me maska, mjekët shqiptarë martohen gjatë pandemisë (FOTO)

Dy mjekë shqiptarë Livia Qose nga Tirana dhe Amir Mamusha nga Prizreni, të cilët jetojnë dhe punojnë në Ankara të Turqisë, i kanë dhënë fund beqarisë së tyre me një ceremoni të thjeshtë dhe me maska. Ata e kishin planifikuar dasmën, para se të ndodhte pandemia e koronavirusit dhe për shkak të situatës ata bënë celebrimin e tyre vetëm me katër veta, ndërkohë që familjarët e tyre po e ndiqnin ceremoninë përmes rrjeteve sociale.