Parashikimi i Silva Binos: Në vjeshtë ose dimër do të përballemi me dy sëmundje

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Binio e pyetur lidhur me ndonjë parashikim të mundshëm për rritjen e numrit të të infektuarve, tha se një gjë e tillë mund të ndodhë pasi veç virusit, përballemi edhe gripin.

“Në vjeshtë apo në dimër do të përballemi me dy sëmundje, me koronavirusin dhe gripin, dhe kombinimi i këtyre dy sëmundjeve, që kanë shenja klinike të ngjashme, do të shtojë numrat dhe kërkesat për shërbime shëndetësore, se kemi të bëjmë me dy epidemi.

Do të shihet nëse do të jenë në garë, nëse do të vazhdojnë, apo nëse dikush prej tyre do të dobësojë tjetrin. Por ne duhet të parashikojmë më të keqen, sikur do të jenë bashkë dhe agresivë”, tha Bino.