ejona

Fillojnë fluturimet, aeroporti “Adem Jashari” hapet më 28 qershor

Sipas një vendimi të ish-Qeverisë Kurti të datës 13 mars për ndërmarrjen e masave me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19 në Kosovës, me datën 17 mars ka hyrë në fuqi ndërprerja e përkohshme e të gjitha fluturimeve në ANP “Adem Jashari”. Janë bërë gati tre muaj që nga ndërprerja e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, qytetarët të shumtë kanë mbetur jashtë Kosovës dhe shumë prej tyre që gjendjen brenda Kosovës nuk munden të udhëtojnë drejt botës. Megjithatë më në fund Qeveria Hoti ka marrë vendim për hapjen e Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës. Rihapja e...

Continue reading...

Shitorja zvicerane po përgatitë një dhuratë për shqiptarët e guximshëm

Jérôme P. (32) e ka tmerruar një punonjëse të Volg në Zvicër, kur u fut në dyqan i maskuar dhe e sulmon me një stendë. Por dy punëtorët shqiptarë kanë mundur ta ndalojnë! Dhe çfarë bëri policia zvicerane? Ajo e lejoe që autori të tymos një cigare në qetësi. Punëtorët shqiptarë Zemri Adili (35) dhe Zef Dushi (59) morën shumë lëvdara për kapjen e një hajni (32) në Rechersëil, i cili ka dashur të plakisë dyqanin e Volg, shkruan “Blick”, transmeton Shtegu.com. Por, përse policia e prangosi hajnin në një kontejner ku të gjithë kalimtarët kanë mundur ta shohin? Përse...

Continue reading...

Vizat për Kosovën, Grenell përplaset me eurodeputeten: 20 vjet që ankohesh

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka replikuar në rrjetin social Twitter me të Dërguarin Special të Presidentit Trump, Richard Grenell. Diskutimi virtual mes tyre ka nisur fillimisht mbi rezultatet e marrëveshjes Kosovë – Serbi mbi autostradën, linjën ajorore dhe hekurudhën, për të përfunduar më tej tek çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën. “Interesante. A ka ndonjë rezultat nga “marrëveshja” e fundit për hekurudhat dhe aviacionin? Nuk po gjej asnjë”, shkruante Von Cramon në Twitter. Por pak kohë më vonë, Grenell nuk është kursyer në përgjigjen e tij, teksa i ka kujtuar eurodeputetes detyrat e saj...

Continue reading...

Kufijtë e BE-së mund të mbeten të mbyllur për vendet e Ballkanit Perëndimor

Kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian mund të mbeten të mbyllur për qytetarët e Kosovës dhe vendeve tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, edhe pas datës 1 korrik, përkundër rekomandimit të mëhershëm të Komisionit Evropian që këto kufij të hapen me këtë datë. Komisioni Evropian para dy javësh kishte rekomanduar që kufijtë e brendshëm të BE-së të hapen jo më vonë se me datën 15 qershor, ndërsa ata të jashtëm gradualisht prej 1 korrikut. Për vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisioni kishte rekomanduar që kufijtë e jashtëm të hapen prej 1 korrikut duke e arsyetuar në atë kohë këtë rekomandim me...

Continue reading...

Cristiano Ronaldo thyen rekord në Serie A

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e ka tejkaluar Rui Costan duke u bërë portugezi me më së shumti gola në Serie A. Superylli i Zonjës së Vjetër e konvertoi në gol një penallti në ndeshjen kundër Bolognas, me ç’rast Bianconerët u forcuan në krye të tabelës. . Ky ishte goli i 22-të i CR7 këtë edicion në kampionatin italian, një më shumë sesa i shënoi në sezonin e tij debutues kur u transferua nga Real Madridi në vitin 2018. Në këtë mënyrë, ai ka arritur një total prej 43 golash duke e tejkaluar Rui Costan, i cili ka luajtur për...

Continue reading...

Shoqëri në pandemi: Soni Malaj dhe Tuna më në fund ribashkohen

Që të dyja ishin anëtare të jurisë në X Factor Albania. Madje gjatë kësaj periudhe kanë qenë mike të pandara. E kjo shoqëri duket se ka mbetur mes dyshes. Mirëpo periudha e pandemisë, la pezull çdo gjë e këtu edhe shoqëritë në distancë. Mirëpo, dyshja sot po kalojnë disa momente vajzash së bashku dhe nuk nguruan ta ndajnë entuziazmin. Soni Malaj publikoi një fotografi krah Tunës, teksa po qëndrojnë në një nga lokalet e Prishtinës, ku shkruan “Partnerja ime në krim.” Në anën tjetër, edhe Tuna ndau një foto të Sonit në llogarinë e saj në Instagram, në story. Ajo...

Continue reading...

Britanikët e ‘ngelën’ në intervistë, Qeveria Hoti e riemëron sekretar të MTI-së

Burim Rreci është rikthyer në një pozitë të cilin e kishte më herët në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, në atë të sekretarit permanent në këtë dikaster.Ricaktimi në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të MTI-së u bë nga Qeveria e Kosovës me anë të një vendimi i cili mban nënshkrimin e shefit të ekzekutivit, Avdullah Hoti. Rreci ishte zgjedhur në postin e sekretarit të Përgjithshëm nga qeveria Haradinaj përkundër faktit që ekspertet Britanik të BDO-së kishin vlerësuar se ai nuk i plotëson kushtet të emërohet sekretarë i përgjithshëm.Gjatë kohës sa Rreci ishte sekretar i përgjithshëm i MTI-së ishin punësuar të...

Continue reading...

Rama flet si kryesues i OSBE-së: Duhet armëpushim global

Kryeministri, Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Konferencën Vjetore të Sigurisë, në cilësinë e kryesuesit të OSBE .Kreu i qeverisw shqiptare iu bëri thirrje gjithë palëve që të bëjnë një armëpushim global teksa siguroi se OSBE do të punojë për të zgjidhur konfliktet. Ai shtoi se duhet dhe një vëmendje e shtuar tek terrorizmi pasi prej 2016 nuk ka më një angazhim nga OSBE edhe pse kërcënimi nuk është zbehur. ”Po ju bëj jehonë urgjente për një armëpushim global. Koha për të lënë mënjanë armiqësitë, na duhet solidaritet. Duhet të kujtojmë së pari e mbi të gjitha që...

Continue reading...

“Ishte si minë me sahat”, Topalli i nxjerr të palarat Bashës: Një dështak, manipulator si Enver Hoxha!

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka reaguar ashpër pas videos së shpërndarë sot nga Republika e Re, e cila tenton të shesë para qytetarëve një propagandë që i atriubon Lulzim Bashës çdo gjë të arritur gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, që nga anëtarësimi në NATO e deri te liberalizimi i vizave. Me tone të forta kritike, Topalli shkruan se Basha është një dështak dhe manipulator si Enver Hoxha. Teksa ia rëndit një më një dështimet, Topalli shton se Basha ishte si një minë me sahat, ndaj prej skandaleve që krijonte, ia ndrronin dhe ministritë. “Nje deshtak, manipulator si Enver Hoxha! Keshtu...

Continue reading...

Shqipëria kaloi limitin e personave aktivë, Mali i Zi mbyll kufirin

Mali i Zi ka vendosur mbylljen e kufirit me Shqipërinë, pas rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19. Lajmin e bën të ditur Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, që njofton se ky vendim i shtetit fqinj ka ardhur pasi Shqipëria ka kaluar numrin limit prej 700 personash aktivë. Kujtojmë se në vendin tonë janë aktualisht 722 persona aktivë me COVID19. Njoftimi i plotë i Ministrisë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Njësia Operacionale e Krizës së Qeverisë së Malit të Zi ka vendosur sot të rishikojë listën e vendeve që do të lejohen të...

Continue reading...