Zëdhënësja e KE-së: BE pret që kuvendi të presë opinionin e Venecias

Kështu deklaroi të martën zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero-Hernandez kur u pyet nga gazetarët për kërkesën e Metës për një opinion nga Venecia për ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Gjatë një konference për shtyp, Pisonero theksoi se eurokomisioneri Varhelyi ka këmbëngulur që kuvendi të presë opinionin e KV-së: “Ju keni parë Twitter-at që komisioneri Varhelyi publikoi dje dhe sot në mëngjes. Vendimi për t’ia lënë për shqyrtim Komisionit të Venecias dispozitat e Kodit Zgjedhor të 5 tetorit të aprovuara nga Parlamenti i përket autoriteve shqiptare.Bashkimi Europian beson se Komisioni i Venecias do t’u ofrojë palëve një këshilla të shpejta lidhur me...

Continue reading...

Mbrojtja e hebrenjve, kryetari i Parlamentit dhe ministrja e Izraelit: Merrni shembull nga Shqipëria

Kryetari i Parlamentit të Izraelit, Yariv Levin u kërkoi të gjitha vendeve që të marrin shembullin e Shqipërisë dhe t’i thonë “JO” anti-semitizmit dhe diskriminimit. Në Forumin e Ballkanit Kundër Anti-Semitizmit, ai tha se leksionet e shumë dekadave më parë janë edhe sot më aktuale se kurrë prandaj duhet të jemi vigjilentë për të luftuar fenomenin. “Shqipëria ka një histori të gjatë kundër anti-semitizmit, nuk është e habitshme që sot ka ndërmarrë rolin e liderit për të diskutuar për këtë cështje. Të gjithë e kujtojmë guximin e popullit shqiptar dhe përpjekjen e 73 shqiptarëve duke strehuar hebrenjtë. Shqipëria i vetmi...

Continue reading...

Mickoski kërkon që gratë shtatzëna të lirohen nga puna

Për shkak të ndotjes së lartë të ajrit e paralelisht edhe pandemia me koronavirus, lideri i opozitës maqedonase kërkon që gratë shtatzëna të cilat punojnë në sektorin shtetëror dhe privat të lirohen nga puna. Numri i viktimave dhe i të infektuarve në bazë ditore tregon se gjendja është alarmante dhe për këtë arsye gratë shtatzëna duhet t’i mbrojmë nga ky rrezik,- ka shkruar në Facebook, Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së. Mickoski, gjithashtu ka propozuar që edhe të sëmurit kronik të lirohen nga puna për shkak të rrezikut të lartë nga ndotja e ajrit dhe koronavirusi.

Continue reading...

Hoti tregon se a i bashkohet takimit të Minishengenit

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se do të merr pjesë në takimin e liderëve ballkanik për të ashtuquajturin Mini-Schengen. Ai tutje i është kundërpërgjigjur reagimeve të shumta kundër vendimit për shuarjen e Task-forcës antikorrupsion, ndërkohë që nuk ka komentuar deklarimet e Donald Trump, se ai bashkë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq janë ‘përqafur dhe puthur’ gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, përcjell Bota Sot. Ai pas një vizite që i bëri Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ka thënë se askush nuk duhet të frikësohet nga ky vendim, pasi puna e këtij njësiti do të vazhdojë e paprekur, përfshirë edhe hetimet...

Continue reading...

Qeveria ndan 54 milionë euro për shpërblimin e punonjësve shëndetësor

Me rishikimin e buxhetit, Qeveria do të ndajë 54 milion denar shpërblim për të gjithë punëtorët e shëndetësisë që janë të përfshirë në trajtimin e pacientëve me Covid-19. Paratë do të shpërndahen tek të gjithë të punësuarit në Kovid-Qendrat në Shkup dhe në qytetet tjera në vend. Këto 54 milion janë pjesë e 243 milion denarëve të cilat Qeveria i ndau për shëndetësinë. Mjetet tjera financiare do të shfrytëzohen për furnizimin e ilaçit Remdesivir, për furnizim me vaksina, për teste të Covid-19, si dhe për nevojat e institucioneve të shëndetit publik. Propozimi për rishikimin e buxhetit është në procedurë parlamentare...

Continue reading...

Kryeministri Rama shkon në Liban, operacioni për kthimin e 4 fëmijëve dhe një gruaje shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Liban për të sjellë në shtëpi 4 fëmijë dhe një grua shqiptare që ishin në kampin Al Hol, Gjysmëhëna e Kuqe siriane ka publikuar pamje nga operacioni. Gjysmëhëna e Kuqe Siriane shpjegon se me përpjekjet e qeverisë shqiptare dhe urdhrin e kryeministrit Rama fëmijët shqiptarë në Siri do të mund të kthehen ne vendlindjen e tyre. Njoftimi Me përpjekjet e qeverisë shqiptare dhe me urdhrin e kryeministrit Edi Rama, një i dërguar special nga Kryeministri i diplomacisë shqiptare u dërgua te Kryeministri për Lindjen e Mesme, Mark Ghraib, dhe me Oficerët, Shefi i Luftimit...

Continue reading...

Borell: Marrëveshja Kosovë – Serbi është urgjente për rrugën europiane të dy vendeve

Ministri i Jashtëm Europian Josep Borrell ka thënë se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është urgjente, sepse vetëm kështu do t’u hapej vendeve rrugët për në Europës. Borell e quajti këtë marrëveshje thelbësore dhe urgjente, e cila sipas tij është në interes shumë të rëndësishëm të Prishtinës dhe Beogradit. “Të dy palët duhet të bëjnë përpjekje të mëtejshme të rëndësishme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin. Një marrëveshje e tillë është urgjente dhe thelbësore, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mund të bëjnë përparim në rrugët e tyre evropiane,” ka tënë Borrell. Josep...

Continue reading...

Komentet e Arnud Van Dorn: Ç’mendon sot ky musliman ish-islamofob për zhvillimet në Francë?

Politikani holandez Arnud Van Dorn postoi disa cicërima në profilin e tij në Tëitter në mbështetje të fushatës muslimane kundër Francës, pas deklaratave fyese të Macron-it kundër Islamit dhe muslimanëve. “Kuvajti, Turqia dhe Katari tashmë kanë filluar një bojkot të produkteve franceze, gjë që është mirë. Shpresojmë që më shumë vende të bashkohen së shpejti,”shkroi Dorn. Në një cicërimë tjetër, Dorn u bëri thirrje muslimanëve francezë të dilnin në rrugë, duke thënë: “Muslimanët në Francë nuk pranojnë më padrejtësi dhe kufizime të të drejtave. Dilni në rrugë (me qetësi) dhe kërkoni të drejtat tuaja, kjo do të jetë e mjaftueshme....

Continue reading...

Karikaturat, mesazh nga Turqia për Francën e më gjerë: S’do e kthejmë “faqen tjetër”

Një zyrtar i presidencës turke tha të dielën se “karikaturat fyese” të pretenduara se paraqesin Profetin Muhamed –ndërkohë që askush veç bashkohësve të ngushtë se njeh portretin e tij – janë duke u përdorur për të frikësuar muslimanët në Evropë me pretekstin e fjalës së lirë, ndërsa tensionet midis Ankarasë dhe Parisit po rriteshin. Zëdhënësi i presidencës turke Fahrettin Altun akuzoi Evropën për demonizimin e muslimanëve, siç ishte rasti me hebrenjtë në vitet 1920. “Politika tinëzare e karikaturave fyese, akuzat se muslimanët janë përgjegjës për separatizmin dhe kërkimet në xhami, nuk kanë asnjë lidhje me lirinë e fjalës,” shkroi ai...

Continue reading...

Çështja e detit Jon, Kryeministri grek: Zgjerimi me 12 milje nuk diskutohet fare, është e drejtë sovrane e jona

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, në një seancë parlamentare foli për marrëveshjen e Greqisë dhe Shqipërisë për të çuar çështjen e detit në Hagë. Gjatë një momenti replike me kreun e opozitës Aleksis Tsipras, Mitsotakis u shpreh se Greqia ka në parim një marrëveshje me Shqipërinë për të shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare për Zonat Ekonomike Ekskluzive në lidhje me çështjen e detit Jon. Ndër të tjera Mitsotakis tha se zgjerimi me 12 milje është një e drejtë sovrane e Greqisë dhe nuk mund të kundërshtohet. Mitsotakis u shpreh: “Ju nuk arritët një marrëveshje për zonat ekskluzive ekonomike me Italinë dhe...

Continue reading...