Ish-anëtari i Partisë holandeze të së djathtës ekstreme të Lirisë, Arnoud Van Doorn, i cili pranoi Islamin dhe u largua nga kjo parti, reagoi ndaj sulmeve franceze që u bëhen Islamit dhe muslimanëve. Ai tha se “është tepruar” dhe se më në fund ka ardhur koha që muslimanët të zgjohen. Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), Doorn, udhëheqësi i partisë së Unitetit, foli mbi sulmet e fundit nga qeveria e presidentit francez Emmanuel Macron ndaj muslimanëve, si dhe sulmet ndaj objekteve fetare muslimane. Duke deklaruar se sulmet e tanishme ndaj muslimanëve në Francë nuk janë diçka që nuk është...
Continue reading...BBC: Nisin pasojat për Turqinë pas përplasjeve me SHBA-në e Francën, lira turke bie në nivel rekord
Lira turke ka rënë në nivel rekord në raport me dollarin amerikan për shkak të shqetësimeve të investitorëve rreth ekonomisë turke, të goditur nga pandemia dhe përçarjet me aleatët e NATO-s. Presidenti turk, Rexhep Erdogan, është përplasur shpesh me Francën dhe Shtetet e Bashkuara. Analistët thonë se në mesin e shkaqeve për rënien e vlerës së valutës kombëtare janë edhe inflacioni prej 11.7 për qind muajin e kaluar dhe refuzimin e Bankës Qendrore për ta rritur shkallën e interesit. Sipas analistëve të tregut të valutave, shtrirja e politikave të Erdoganit në Libi, Siri, Qipro dhe Kaukaz i ka shqetësuar investitorët....
Continue reading...Dacic kundërshton Borrel për Kosovën: S’bëhet marrëveshja ashtu siç e paramendon BE
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Dacic, kundërshtoi shefin e diplomacisë së BE’së Josep Borrell që kishte kërkuar që Kosova e Serbia të normalizojnë marrëdhëniet sa më parë duke thënë se kjo nuk është mundur ashtu siç e paramendon blloku europian, pasi ka faktorë të tjerë si marrëdhënia me Rusinë e Kinën. Dacic mohoi se ishte zhvendosur në kuvendin e Serbisë si “dënim” për shkak se kishte ‘luftuar’ për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Ai mohoi po ashtu se Serbia po zhvillon politikë të re sa i përket zgjidhje së çështjes së Kosovës. Ai ka kundërshtuar edhe deklaratën...
Continue reading...Politikanët e Afrikës së Jugut kundër Macron: Po përpiqet ta largojë vëmendjen nga problemet e tij
Intelektualët dhe politikanët nga kombet e Afrikës së Jugut kanë kritikuar Francën për komentet fyese të presidentit Emmanuel Macron ndaj Islamit dhe Profetit Muhammad. Duke folur për Anadolu Agency (AA), ligjvënësi nga partia qeverisëse e Kongresit Kombëtar Afrikan (ANC), Muhammad Khalid Sayed, komentet e tilla si të presidentit Macron i quajti “rrëfim racist dhe fanatik”. “Po ashtu është një mënyrë me të cilën Macron po përpiqet ta largojë vëmendjen nga problemet e tij të brendshme në mesin e popullatës franceze rreth çështjeve të korrupsionit dhe shkurtimit të shpenzimeve shoqërore”, tha Sayed, i cili kryeson degën provinciale të Lidhjes Rinore të...
Continue reading...Trump: M’u deshën 20 minuta në Shtëpinë e Bardhë ta ndalë konfliktin qindra vjeçar mes Kosovës dhe Serbisë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, gjatë fushtës për garën presidenciale ka përmendur rëndësinë e marrëveshjes Kosovë – Serbi duke e veçuar si një nga arritjet më të madhe të tij, gjatë këtij mandati në krye të SHBA’ve. Trump mbrëmë tha se për 20 minuta ka arritur ta ndalë konflikin qindra vjeçar me shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve. Trump gjatë takimit me përkrahësit e tij në Nebraska duke treguar se është nominuar tri herë për çmimin Nobel për Paqe theksoi se ka arritur ta ndal një konfikt 40 vjeçar mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilin Trump...
Continue reading...Patriarku i Jeruzalemit, krah muslimanëve përballë Francës
Theophilos III, Patriarku Ortodoks grek i Jeruzalemit dhe kryetari i Këshillit të Kryetarëve të Kishave të Tokës së Shenjtë, dënoi sjelljen franceze ndaj ndjenjave islame, duke marrë në mbrojtje, në emër të lirisë së fjalës e mendimit, karikaturat e pretenduara Profetit Muhamed. Ai tha në një deklaratë se po shikonte me shumë shqetësim gjendjen e polarizimit që kishte lindur nga kjo sjellje e Francë, në kye të së cilës qëndron vetë presidenti Macron. Ai dënoi fyerjet e besimit islam me të njëjtën forcë “sikur fyerja të godiste ndonjë fe tjetër monoteiste”. Theophilos III dënoi gjithashtu të gjitha aktet e dhunës...
Continue reading...Hoti tregon se a i bashkohet takimit të Minishengenit
Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se do të merr pjesë në takimin e liderëve ballkanik për të ashtuquajturin Mini-Schengen. Ai tutje i është kundërpërgjigjur reagimeve të shumta kundër vendimit për shuarjen e Task-forcës antikorrupsion, ndërkohë që nuk ka komentuar deklarimet e Donald Trump, se ai bashkë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq janë ‘përqafur dhe puthur’ gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, përcjell Bota Sot. Ai pas një vizite që i bëri Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ka thënë se askush nuk duhet të frikësohet nga ky vendim, pasi puna e këtij njësiti do të vazhdojë e paprekur, përfshirë edhe hetimet...
Continue reading...Pos pozitës së nënkryeministrit dhe tri ministrive, Abazoviq kërkon edhe Ministrinë e Brendshme të Malit të Zi
Presidenti i grupit parlamentar, URA dhe bartësi i listës “E bardha në të zezë” në zgjedhjet parlamentare, Dritan Abazoviq, tha se nuk ka asnjë diskutim në lidhje me sektorin e sigurisë dhe kjo përfshin edhe Ministrinë e Brendshme. Ai këmbënguli që sektori i sigurisë tu përket atyre në shpërndarjen e portofoleve në pushtet, transmeton Telegrafi. Zdravko Krivokapiq, mandatari për të krijuar qeverinë e re të Malit të Zi, grupit parlamentar URA i ofroi pozicionin e nënkryeministrit për luftën kundër korrupsionit dhe koordinimin e sektorit të sigurisë, Ministrinë e Mbrojtjes, Bujqësisë si dhe të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave. Koncept...
Continue reading...Osmani: Ideja për autonomi të serbëve në Veri çon tek ndarja e Kosovës
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë sot se nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe është një prej vendimeve më të rrezikshme që kanë marrë institucionet e Kosovës. Tutje ajo ka folur edhe për idenë e autonomisë për serbët në veri, duke e cilësuar si një paralajmërim për ndarje të mëvonshme të Kosovës. Sipas saj, edhe autonomia për serbët në veri është po aq e rrezikshme dhe thjeshtë e shtynë procesin e ndarjes së shtetit. “Sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe mendoj që është një prej vendimeve më të...
Continue reading...Ushtria e Azerbajxhanit merr edhe 13 fshatra të tjerë nga pushtimi armen
Presidenti i Azerbajxhanit, İlham Aliyev njoftoi se ushtria e Azerbajxhanit ka çliruar edhe 13 fshatra të tjerë nga pushtimi armen, transmeton Anadolu Agency (AA). Nga llogaria e tij në Twitter, Aliyev shkroi: “Ushtria triumfuese e Azerbajxhanit çliroi nga pushtimi fshatrat Agalı, Agalı i dytë, Agalı i tretë dhe Zerneli në Zengilan; fshatin Mandılı në Fuzuli; fshatrat Kazanzemi, Hanagabulak, Çullu, Kushçular dhe Karaagac të Jabrayil si dhe fshatrat Giyaslı, Edilce dhe Gılıcan të Qubadli. Rroftë ushtria azerbajxhanase. Malësia e Karabakut është Azerbajxhan”. Që nga fillimi i operacionit më 27 shtator në Malësinë e Karabakut, ushtria e Azerbajxhanit ka çliruar nga pushtimi...
Continue reading...



