Pandeli Majko tha se do të largohet përfundimisht nga politika nëse nuk arrin që të zgjidhet deputet, juristi Romeo Kara del me reagimin e papritur

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka deklaruar se nëse nuk arrin që të zgjidhet deputet, do të largohet fare nga politika. Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar juristi i njohur Romeo Kara, i cili shkruan se kjo deklaratë është cinike dhe ofenduese për të gjithë ata që shërbejnë në PS pa pasur kurrë post drejtuesi.

Deklarata e Karas:

“Po nuk fitova si deputet, largohem perfundimisht nga politika”.Mentalitet kolltukofagu dhe deklarate cinike dhe ofenduese për të gjithe ata qe sherbejne në PS pa pasur kurre post drejtuesi.

Dikush qe ka nje mentalitet të tille, kurre nuk mund të jete sherbyesi i duhur publik.

Uroj të mos fitoje!”, shkruan juristi Romeo Kara.