I hodhi benzinë zjarrit duke nxitur përçarje Shqipëri-Kosovë gjatë vizitës në Tiranë! Blendi Fevziu i jep mesazhin e fortë Vjosa Osmanit

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, duket se po përkeqëson marrëdhëniet politike Kosovës-Shqipëri. Ashtu sikundër tentoi Albin Kurti ato 40 ditë si kryeministër, edhe Osmani po ecën në një linjë, duke dalë tërësisht nga kostumi i presidentit. Gazetari Blendi Fevziu duke folur për marrëdhënien Shqipëri-Kosovë në “Ilva Noë” evidentoi dy probleme që vëren në sjelljen e klasës politike në Prishtinë për çështjen e bashkimit kombëtar. “Ka dy probleme që personalisht nuk i pëlqej në Kosovë tek klasa politike; nuk mund të jesh edhe ithtar i Enver Hoxhës edhe të kontestosh sjelljen e Shqipërisë pas vitit 1990 të thuash nuk...

Continue reading...

Pasi nxorri të palarat pas përjashtimit, Shqipja merr vendimin e rëndësishëm

Shqipe Hysenaj ka qenë për javë të tëra në vëmendje të mediave e rrjeteve sociale për deklaratat e saj të bujshme pas përjashtimit nga “Përputhen”. Ditën e djeshme, Shqipja publikoi një regjistrim të autores së “Përputhen”, e cila shprehej se brenda është show. Me këtë publikim, Shqipja i ka dhënë fund kësaj etape, duke deklaruar se ka shumë prova të tjera, por do e mbyllë me kaq. “Çdo gjë që ju premtova e nxorra, ju thashë që të gjithë janë fallco dhe dyfytyrsha dhe këtë e tregova me fake dhe jo me fjalë. Askush nuk mund ta mbulojë të vërtetën...

Continue reading...

Luks nga koka tek këmbët, zbulohet ku i blen veshjet e shtrenjta Saimiri i “Love Story” (FOTO)

Saimir Kasemi është bërë shumë i njohur si princi modern i formatit të dashurisë “Love Story”, ku është në kërkim të partneres ideale për të. Por nga ana tjetër ai ka rënë në sy për paraqitjen e jashtme dhe stilin shumë shik në të veshur. Në një nga daljet e tij të fundit në ekran, Saimiri kishte harxhuar 5,070 euro vetëm për një xhaketë të kuqe me kuadrata, 6,500 euro për këpucët dhe 2800 euro për rripin. Por ku i blen Saimiri këto veshje që e bëjnë të duket kaq elegant? Princi modern është fotografuar teksa bënte shopping në “Monopol”,...

Continue reading...

Pamjet: Testohet mrekullia ushtarake turke HİSAR-A + (VIDEO)

Para hyrjes në inventarin e Forcave të Armatosura Turke, u krye testimi i fundit i sistemit të parë kombëtar dhe të brendshëm të mbrojtjes ajrore HİSAR-A +, i cili u prodhua nga kompania ushtarake industriale ASESLAN dhe kompania kryesore turke në fushën e industrisë së mbrojtjes ROKETSAN. Ishte dhe Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ai që njoftoi testin përfundimtar të pranimit të HİSAR-A + në inventarin e Ushtrisë Turke, sistemi i parë kombëtar dhe i brendshëm i mbrojtjes ajrore i zhvilluar nga ASELSAN dhe ROKETSAN në koordinim me presidencën e industrisë së mbrojtjes. Një postim video në profilin zyrtar në Twitter...

Continue reading...

Nikolla Gruevski pas dy javësh do të rthehet në Maqedoni?

Ish kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, pas dy javëve pritet të kthehet sërish në Maqedoni. Pas dy viteve të plota si azilant në Hungari, Gruevski ka vendosur të kthehet në Shkup, pranë familjes së tij, kanë thënë burime partiake nga VMRO-DPMNE. Pr momentin, as në Ministrinë e Drejtësisë e as në atë të Punëve të Brendshme nuk kanë ndonjë informacion për kthimin e Gruevskit. Mirëpo nga këto dy ministri, paralajmërojnë se në rast kthimi eventual, ai do të arrestohet që në kufi. Mirëpo si duket Në kufi do të organizohet pritje për Gruevskin, nga “shoqatat patriotike vendore”, kështu që arrestimi eventual...

Continue reading...

Milaim Zeka paralajmëron: Albin Kurti mund të merret në pyetje nga Gjykata Speciale

Gazetari Milaim Zeka, duke iu referuar burimeve të tij nga Gjykata Speciale, ka thënë se kreu i VV-së mund të merret në pyetje nga Gjykata Speciale. Zeka ka thënë se arsyeja pse mund të ndodhë kjo ka të bëjë me veprimtarinë e Kurtit në zyrën politike të UÇK-së të udhëhequr nga Adem Demaçi. “Burime prane Prokurorise te Gjykates Speciale, bejne te dyshohet se, Albin Kurti, kryetar i VV-se, munde te merret ne pyetje mbi veprimet e krereve te UÇK-se gjate luftes. Kjo, sipas kesaj prokurorie, munde te ndodhe, pasiqe Adem Demaçi dhe Albin Kurti, te pakten kane qene mire te...

Continue reading...

Vllasi propozon një shqiptar nga Lugina e Preshevës për president të Kosovës

Zgjidhja e presidentit të ri të vendit, duket se do të jetë vendimtare nëse do të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë ose jo. Partnerët e koalicionit qeverisës në Kosovë thonë se në këtë fazë duhet të gjendet një zgjidhje për postin e presidentit. Por partitë opozitare kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi thotë se posti i presidentit nuk duhet të përqajë skenën politike, partiake e as parlamentare të Kosovës. “Posti i Presidentit nuk duhet të përqaj skenen politike, partiake as parlamentare të Kosovës. Së paku jo në situaten në të cilën jemi pa...

Continue reading...

E zbulon Konjufca: Ja me çfarë gjuhe komunikoi Grenelli me Kurtin

Anëtari i Kryesisë së VV’së, Glauk Konjufca, ka treguar bisedën mes të dërguarit Special të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, dhe ish-kryeministrit Albin Kurti rreth heqjes së reciprocitetit. Konjufca thotë se Grenell i ndryshoi qëndrimet pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vucic. Ai thotë se Vucic e kushtëzoi Grenellin me largim të reciprocitetit dhe taksës, përndryshe nuk vinte në takim. “Mfal zoti Grenell por do ta shqyrtojmë dhe do të takohemi, i ka thënë Albini”, tha Konjfuca. “Duhet ta largoni nuk ka diskutim, i tha Grenell.” “Më falni por këto kushte nuk i kemi pasur para një muaji....

Continue reading...

Sali Berisha: Unë doja bashkim kombëtar, por në Kosovë u krijua një elitë që s’e donte

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se ai ka punuar për bashkim kombëtar gjatë viteve 90-ta.Ai thotë se zhvillimet politike, së bashku me krijimin e partisë së parë anti-komuniste në Ballkan, LDK, frymëzuan demokracinë në gjithë rajonin. Ai po ashtu thotë se në vizitën e parë të Ibrahim Rugovës në Tiranë, donin ta vrisnin atë dhe Rugovën. “Unë doja bashkim kombëtar, por në Kosovës u krijuar një elitë që s’e donte”, tha ai në T7. “Unë gjithmonë e shihja Kosovën si krahinë të Shqipërisë”, shtoi ai.

Continue reading...

Plani sekret i perëndimit për Serbinë sipas Lavrovit: Gjithçka apo asgjë, njohje e Kosovës dhe heqje dorë nga Srpska

Gjithçka apo asgjë është shantazhi që Uashingtoni parashikohet t’i bëjë Beogradit sapo që Biden të marr postin në Shtëpinë e Bardhë. Nga Serbia do të kërkohet të njihet Kosova dhe të hiqet dorë nga Srpska, si shpërblim do të marr ndihmë ekonomike edhe rrugë të përshpejtuar për BE, këtë iu ka transmetuar ministri i jashtëm rus Lavrov, thonë analistët, shkruan “Pravda”. Me amerikanët dhe qëndrimet e tyre do të pajtohen edhe vendet drejtuese të evropës perëndimore, pikërisht këtë iu ka transmetuar ministri Lavrov në vizitën që bëri në Beograd dhe ku takoi Vuçiqin, shkruan gazeta. Pas takimit Vuçiq ka thënë...

Continue reading...