Dua Lipa: Gjyshit tim iu kërkua nga serbët ta falsifikonte historinë e Kosovës, por ai nuk pranoi dhe për këtë u pushua nga puna

Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, së fundmi ka dhënë një intervistë ekskluzive për Revistën Rolling Stone në Amerikë. Ndër të tjerash ajo ka folur edhe për periudhën kur u transferua në Kosovë, si dhe momentet që prindërit e saj kishin përjetuar nga represioni serb në Kosovë, duke u detyruar të largohen për në Mbretërinë e Bashkuar. Revista amerikane gjithashtu i ka dedikuar disa rreshta gjyshit të saj, historianit Seit Lipa, i cili dikur ishte edhe Drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë. Dua ka kujtuar se si gjyshi i saj u pushua nga puna nga okupatorët serb, kjo...

Continue reading...

Apasiev: Shqiptarët në Maqedoni janë 18% por në regjistrim do të dalin 28,5%

Kryetari i së “Majtës”, Dimitar Apasiev vlerëson se përfaqësimi i komunitetit etnik shqiptar në Maqedoni në regjistrimin e popullsisë që do të organizohet në prill do të jetë 28.5 përqind. “Përqindja e rezultateve nga regjistrimi u ra dakord gjatë formimit të Qeverisë LSDM + BDI. Nëse ju shqetëson, më lejoni t’ju them: pakica më e madhe do të jetë 28.5% (edhe pse në realitet banorët janë rreth 18%). Ky është tani vetëm një falsifikim i realitetit, në mënyrë që ai të futet në marrëveshjen e koalicionit. Me “shtetas” si Zaev, për fat të keq, demakedonizimi është një proces i vazhdueshëm”,...

Continue reading...

U fillua të njihej ndërkombëtarisht, 29 vjet më parë: Cilat janë tetë vendet që ende nuk e kanë njohur Kroacinë?

Pikërisht 29 vjet më parë, Kroacia u njoh nga anëtarët e Bashkimit Evropian. Dhe Gjermania, e cila së bashku me Vatikanin luajtën një rol kryesor në këto njohje, vendosën marrëdhënie diplomatike me Kroacinë më 15 janar, shkruan mediumi kroat Index.hr. Sipas mediumit kroat, kur Kroacia u njoh ndërkombëtarisht më 15 janar të vitit 1992, lufta ishte në zhvillim e sipër dhe pothuajse një e treta e vendit ishte nën okupim nga ushtria e atëhershme jugosllave dhe rebelët serbë. Madje, Kroacia arriti deri te kufijtë e saj të njohur vetëm gjashtë vjet më vonë, pas riintegrimit paqësor të Sllavonisë Lindore dhe...

Continue reading...

Përmes “Minishengenit”, Serbia do ta pushtojë Shqipërinë

Tirana zyrtare duhet të mbajë qendrim konstant karshi Kosovës dhe ndaj politikës hegjemoniste e nacionaliste të politikës së (dhelprës -nënvizimi im) të Serbisë fashiste…! Tirana nuk duhet të bëjë politikë dhe ,,diplomaci,,(sic!) me Beogradin pas shpinës së Kosovës, ndonëse dihet se tash e dy shekuj (1844-1999) regjimet e Serbisë ishin grabitqare të tokave shqiptare përmes boshtit pansllavist me Moskën si ,,vëlla,, dhe të shfarosjes deri në substancë të projekteve ushtarako-policore të gjenocidit (lufta e Kosovës për liri dhe pavarësi 1998-1999). E shihni z.Bujar Nishani se çfarë qendrimi po mban Zagrebi zyrtar dhe tërë mekanizmat e shtetit të Kroacisë karshi Serbisë...

Continue reading...

“Linda më ka bërë t’i harroj”, Rama flet për divorcet: S’kam pasur kurrë marrëdhënie të vështira me gratë

Kryeministri Edi Rama nuk ka preferuar të japë detaje në lidhje me jetën e tij personale. Kryeministri Edi Rama nuk ka preferuar të japë detaje në lidhje me jetën e tij personale. I ftuar në “Opinion”, në një intervistë nga zyra e kryeministrit, Rama tha se nuk ka pasur kurrë marrëdhënie të vështirë me gratë. Rama shtoi se ai ka pasur raporte që nuk kanë qëenë jetëgjata dhe se kanë mbaruar në kohën e tyre. Sot, sipas Ramës, bashkëshortja që ka aktualisht, Linda, ia ka bërë më të largët atë kohë. “Fillimisht…dua ta them sërish, jam me fat që jam...

Continue reading...

Ndërtimi i luftanijes më të madhe të Turqisë drejt përfundimit

Luftanija më e madhe e Turqisë “TCG Anadolu” do të lëshohet në det vitin e ardhshëm. Kjo luftanije e gjatë 232 metra dhe e gjerë 32 metra, do të mund të mbartë 30 fluturake si helikopterë, avionë luftarakë dhe dronë. Në rast të nevojës kjo anije gjigande do të ofrojë mbështetje mjekësore për afërsisht 1 mijë persona dhe do të mund të përdoret edhe si spital gjatë operacioneve të dërgimit të ndihmave humanitare.

Continue reading...

Greqia merr vendimin, miratohet dekreti për zgjerimin me 12 milje në Detin Jon, kufiri detar në “dorë” të Hagës

Këshilli i Lartë i Shtetit të Greqisë miraton dekretin presidencial për zgjerimin e ujërave territoriale në detin Jon deri në 12 milje. Dekreti përfshin hapësirën në zonën veriore të detit Jon, të ishujve të Jonit e deri në Kepin e Tenaro në Peloponez. Lajmin e publikon e para gazeta greke “To Protothema” në një reportazh të detajuar, ku thekson se me këtë hap ditën e Krishtlindjeve, Athina i dërgon një mesazh të hapur Turqisë, sidomos kur theksohet se, në përputhje me Konventën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara qeveria greke “rezervon të drejtën për të ushtruar të njëjtën pikë dhe...

Continue reading...

Xhami dhe çeliku fluturojnë në ajër, shpërthim i fuqishëm në qytetin amerikan

Një shpërthim i fuqishëm ka bërë që copa xhami e çeliku të “fluturojnë” kudo në qytetin e Nashville, në Tennessee. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të Krishtlindjeve. Paraprakisht raportohet për disa viktima. Të paktën 30 persona janë evakuuar nga apartamentet rreth e qark zonës së prekur rreth 5.30 të mëngjesit me orën lokale. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar skuadrat e çaktivizimit të bombave si dhe policia e zjarrfikësit. Radiot në Nashville raportojnë se si pasojë e shpërthimit ka dëme të mëdha strukturale ndërsa xhamat u thyen kudo. Departamenti i zjarrit tha në një njoftim: Ka...

Continue reading...

Abazoviq i thotë Gjukanoviçit në mes të parlamentit malazez: Do të arrestohesh shumë shpejtë

Dritan Abazovic ka thënë se ç’kapja e shtetit në Mal të Zi ka filluar, dhe nuk e ka në plan të ndalet. Qeveria malazeze do të marrë vendime për shkarkimet e Bordeve të Drejtorëve të ndërmarrjeve publike. Poashtu, ndryshime do të ketë edhe në menaxhimin e Aeroportit, menaxhimin e sistemit elektrik, atë të aviacionit ajror e ndërmarrjes së ujërave. “U krijuan borxhe të mëdha dhe nuk u bë asnjë punë. Po fillojmë me reforma, dhe nuk do ndalemi. Qëndrimi arrogant ndaj buxhetit të shtetit dhe buxhetit lokal të ndërmarrjeve shtetërore ka qenë fenomen ndër vite, por që s’do ta lejojmë...

Continue reading...

Isa Mustafa mesazh Vjosa Osmanit: Nuk shkon edhe me VV-në, edhe me Ibrahim Rugovën

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së vendit, Vjosa Osmani, sot publikoi pamje të ambientit të Presidencës ku flamuri dardan shihej ndërsa valvitej mes atij të Kosovës dhe Bashkimit Europian. Duke qenë se flamuri dardan, ishte simbol i liderit historik të LDK-së, Ibrahim Rugova, është kreu aktual i saj Isa Mustafa, i cili këtë veprim të Vjosa Osmanit e cilëson gënjeshtër folklorike. ”Flamuri Dardan është ideuar nga Kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova, kryetar i një partie politike të qendres së djathtë-konzervatore”. ”Nuk përfaqëson vlerat dhe idetë e majta”. ”VV s’ka asnjë lidhje dhe as relacion politik me vlerat rugoviane. Nuk funksionon...

Continue reading...