Buzëqeshje perfekte në foto? Ja truku i thjeshtë që duhet të bëni

Sekreti qëndron në gjuhën tuaj. Arritja e një fotografie të përsosur ndonjëherë nuk është e thjeshtë. Pozimi mund të kthehet në një veprim rraskapitës.

Dhe pa marrë parasysh sa përpiqesh të kesh një buzëqeshje të këndshme dhe ta bësh foton të duket natyrale, shpesh rezultatet janë krejt të kundërta.

Por duket se ekziston një mënyrë e shpejtë dhe e thjeshtë për të arritur një buzëqeshje të përsosur fotogjenike. Sekreti qëndron në gjuhën tuaj, shkruan The Sun, përcjell Telegrafi.

Duke vendosur gjuhën në qiellzën tuaj, prapa dhëmbëve, fotot do të jenë shumë më të mira. Në këtë mënyrë do të arrini një pamje të relaksuar dhe më pak të detyruar.

Gjithashtu ka efekt të bëjë që fytyra juaj të duket më e hollë pasi forcon zonën poshtë mjekrës – duke krijuar përshtypjen e një pamje rinore.