Ekskluzivitetin e ka Ansi, zbulon i pari emrin e vëllait të vogël

Dy ditë më parë, Andrra Destani dhe Sinan Hoxha mirëpritën në jetë djalin e tyre të dytë. Ndonëse janë rezervuar për të ndarë me publikun foton e parë zyrtare të katër duarve nga spitali, informacionet e para i kanë ndarë edhe me fansat në rrjetet sociale. Andrra, pak orë pas lindjes, ka postuar në Story profilin e vogëlushit të sapolindur bashkë me mesazhin “E gjithë bota është e imja” dhe një ditë më pas, edhe shumë urime e përgëzime për lindjen nga dhjetëra miq virtualë.

Ende as Andrra dhe as Sinani nuk kishin publikuar emrin e vogëlushit që sapo ka përshëndetur botën. Por sot, me qëllim, ekskluziviteti i është lënë lalit të madh, Ansit. Me ndihmën e mamit, pa dyshim, është ky i pari që ka postuar një foto në profilin e tij në Instagram së bashku me vëllanë e vogël në krah. Pasi i uron mirëseardhjen vëllait të vogël, Ansi zbulon edhe emrin: “Mirë se erdhe në botë vëllai im i vogël, Ayan”.

Pas Ansit, edhe Andrra ka vendosur ta publikojë emrin e djalit të vogël në profilin e saj.

Ayan është një emër që vjen nga indishtja dhe do të thotë dhurata e Zotit. Po kështu në këtë emër, në gjuhë të tjera, gjenden edhe kuptimet; bujar, kreativ, rruga drejt Diellit etj.