Takoi kandidatin për deputet të PD-së, Osman Mula befason me atë që thotë: Fatkeqësi e madhe, Rama s’më firmos pensionin e veçantë

Kandidati për deputet i PD, Alfred Rushaj zhvilloi sot një takim me dy prej personaliteteve të mëdha të artit shqiptar, Osman Mulën dhe Vladimir Priftin, dëgjoi shqetësimet që u ngritën prej tyre.

Një prej problemeve të ngritura gjatë bisedës ishte mungesa e investimeve institucionale drejt artit dhe njëkohësisht përzgjedhja selektive prej qeverisë për të investuar te artistët.

“Këta kanë gjetur një grup të tyre që e sponsorizojnë. Sponsorizimet vijnë nga një pjesë e shtetit, kryesisht bashkia, ku artistët i aktivizojnë për nevojat e tyre dhe dihet se kush janë.

Siç kanë dhe një grup aktorësh që janë pjesë e tyre, ata bëjnë reklamat. Mirëpo arti nuk është ky, arti është institucional.”, tha Mula.

Mula rrëfeu edhe përvojën e vet, teksa tha se kryeministri aktual ka 7 vjet që nuk i firmos pensionin e posaçëm, vetëm pse është demokrat.