Ish-kandidati për deputet i LSI-së i bashkohet PS, shfaqet në krah të Erion Veliajt dhe futbollistit të njohur

Parid Xhihani, ish-kapiteni legjendë i Besës së Kavajës, i cili 8 vite më parë la sportin për të kandiduar për deputet nën siglën e LSI-së, i është bashkuar skuadrës së Partisë Socialiste po në qytetin e tij të lindjes.

Futbollisti mjaft i dashur për Kavajën u shfaq në takimin e Veliajt me të rinjtë e Kavajës, së bashku me një tjetër ish-kampion, Gjergji Muzakën.

“Kavaja gjithmonë ka promovuar vlerat më të mëdha në të gjithë fushat, nëpërmjet të rinjve. Ne kemi fatin të jemi pjesë e kësaj familjeje, që energjinë dhe forcën e të rinjve e shikon si motorrin më të madh të lëvizjes përpara. Ndaj, pavarësisht gjithçkaje, nuk do ketë kurrë pengesa e limite për të ndjekur ëndrrat e pasionet tona,” u shpreh ndër të tjera, përpara të rinjve, ish-futbollisti i Tiranës, Gjergji Muzaka.

Dy ish-futbollistët Parid Xhihani dhe Gjergj Muzaka mbështesin fushatën e kandidatit për deputet në zonën e Kavajës, Etien Xhafaj.