Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka siguruar 50 mijë vaksina AstraZeneca “jashtë marrëveshjeve të deritanishme”. Kujtojmë se në Shqipëri deri tani kanë mbërritur nga Turqia 192 mijë vaksina anti-Covid kineze, Sinovac. Ndërkohë ministrja Manastirliu gjatë vizitës në Shkodër, tha sot se deri në 20 prill do mbërrijnë 20 mijë vaksina Pfizer ndërsa deri në qershor do mbërrijnë 23 mijë vaksina, po Pfizer.
Continue reading...Kryeministri Rama befason të gjithë me deklaratën për Sali Berishën
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët në Shkodër ku edhe po prezanton kandidatët e këtij qarku.Si një bastion i djathtë, kryeministri Edi Rama nga Shkodra, tha se prej vitesh këtë qytet e ka qeverisur një dorë e mbrapshtë, dhe duke e lënë këtë qytet më të prapambeturin në krahasim për shumë vite. Teksa ka sulmuar Partinë Demokratike, Rama ka befasuar me deklaratën për Sali Berishën, teksa e quajti një lider me karakter. “PD sot është katandisur në një qenie si pa karakter, se të paktën Saliu ishte një lider me karakter. Karakter i mbrapshtë por me karakter....
Continue reading...Evis Kushi bën premtimin e madh, rritje 40% të pagave të mësuesve, ja se kur do të ndodhë
Ministrja e arsimit Evis Kushi përmes një postimi në Instagram të bërë pasditen e sotme premton ndryshime të mëtejshme sa i përket pagës së mësuesve. Ajo zbuloi se gjatë mandatit të tretë të Partisë Socialiste, pagat e arsimtarëve do të rriten sërish me 40% dhe ky do të jetë një ndër angazhimet e para pas zgjedhjeve të 25 prillit nëse sërish triumfon maxhoranca. “Ne do të angazhohemi plotësisht që brenda mandatit të ardhshëm të PS, pagat e mësuesve të njohin rritje të metejshme, në fakt rritjen më të madhe ndonjëherë, me 40%”. -shkruan ajo në deklaratën e saj.
Continue reading...Zbarkojnë anijet amerikane në brigjet tona, zbulohet çfarë po ndodh
Është vënë re se në brigjet e Shqipërisë kanë zbarkuar 2 anije patrullimi të klasës Iliria ALS Oriku dhe ALS Lissus) dhe anija amerikane USS Monterey. Mësohet se ato po ekzekutojnë manovra në përputhje me standartet e NATO-s. Kjo tregon se dy vendet po tregojnë rritje të koordinimit dhe nërveprimit midis 2 flotave tona. “Përmes operacioneve dhe trajnimeve të tilla si ky, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj përmirësojnë marrëdhëniet ekzistuese të bashkëpunimit dhe ndërmarrin hapa të mëdhenj në ruajtjen e lidhjes jetike të rajonit me ekonominë globale”, tha Kapiteni i USSMonterey Joseph Baggett, CO.
Continue reading...Një treshe minoritare anti-Rama, te Dendiasi në Athinë: Kush dhe për çfarë?
Një treshe minoritare ka udhëtuar drejt Athinës, duke u takuar me dy krerët e diplomacisë greke, ministri e Jashtëm Nikos Dendias, si dhe zv.ministrin po të Jashtëm Costas Vlasis. Po cila ka qenë kjo treshe? Fjala është, siç raporton media greke, për kren OMONIA-s Vasilis Kagios (Vasil Kajo), kreun e PBDNJ-së Vangelis Doule (Vangjel Dule, si dhe presidentin e degës së OMONIA-ss në Himarë Freddy Belleri (Fredi Beleri), sipas një postimi përkatës të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Twitter. “Greqia është e vendosur në krah të Pakicës Kombëtare Greke në Shqipëri,” ka deklaruar ministri i Jashtëm Dendias, por pa...
Continue reading...Shpëtim Idrizi: Më erdhi keq, Ramës i dhashë lekë borxh kur u kthye nga Franca, u bë si Gëzim Kulufi
Me hapjen e fushatës elektorale, Edi Rama thuajse në cdo takim elektoral ka bërë pjesë të retorikës me sulme, ironi dhe etiketime, jo vetëm Lulzim Bashën, por edhe aleatët e opozitës, mes të cilëve edhe Shpëtim Idrizin. Kreu i PDIU-së, i është përgjigjur mbrëmjen e sotme nga emisioni “Log.” në ABC, të drejtuar nga Endri Xhafo. “Nga pikëpamja e peshës është një lloj konfirmimi dhe me sulmin që bën, Rama e rikonfirmon, se ai merret me atë që i del përpara. Më vjen shumë keq, jo për Ramën se e njoh shumë mirë, por për kryeministrin e vendit tim që...
Continue reading...Kërcënon Monika Kryemadhi: Bëhuni gati, kam foto e fakte
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar publikimin e disa fotove që do të trazojnë ujrat e politikës shqiptare. E ftuar në emisionin “Tempora”, Kryemadhi tha se shumë shpejt do t’i dërgonte kryepolicit, Ardi Veliut foto të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj me personazhe të njohur të botës së krimit. “Ka blerje vote nëpërmjet legalizimeve, punësimeve dhe nëpërmjet drekave të ngushta me grupe të caktuara kriminale. Do i bëj letër Ardi Veliut. Me fotografi. I kam të faktuara. Po sigurisht mi. U bëmë të vjetër ne. I kam me foto dhe gjëra. Nuk është gjë 184 para...
Continue reading...Mërgimtari nga Zvicra reagon pas shtyerjes së regjistrimit
Mërgimtari nga Zvicra, Florim Zimberi, ka reaguar pas shtyerjes së regjistrimit nga Zoran Zaev dhe Hristijan Mickovski. Ai ka shkruar se herët apo vonë shqiptarët do të dalin fitimtarë. Ja postimi i tij i plotë: “Heret apo von shqiptaret do te dalimi fitimtar keni menduar more shka i shkines se jemi pakic po ju dulem shumic e shtit regjistrimin me ndimen e disa parti shqiptar qe jakeni zan bishtin me der heret apo von shqipet🇦🇱e diaspores bashk me vendasit do të fitojn 🇦🇱🇦🇱forca shqipe an e mbar botes O sa mir me qen shqiptar”, ka shkruar ai. Florim Zymberi është...
Continue reading...Biden emëron të parin musliman si gjyqtar federal: Kush është Zahid Quraishi
Presidenti i SHBA Joe Biden ka emëruar gjyqtarin e parë federal musliman në historinë e vendit për Gjykatën e Rrethit Amerikan. Nëse zgjedhja e tij konfirmohet nga Senati, Zahid Quraishi do të bëhet muslimani i parë që mban këtë pozitë në New Jersey. 11 kandidatët gjyqësorë të Biden janë shumë të ndryshëm dhe ka tre gra afro-amerikane duke përfshirë gruan e parë nga Amerika Aziatike dhe Paqësori që janë nominuar për një Gjykatë të Qarkut në Uashington, si dhe gruaja e parë që ka qenë gjyqtare federale në Maryland County. “Këta kandidatë të emëruar u tërhoqën nga mendjet më të...
Continue reading...Berisha përshëndet vendimin e LDK-së që të mundësojë zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente
Ish-kryeministri shqiptar dhe ish lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur vendimin e Kryesisë së LDK-së që të marrë pjesë në votim për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Berisha, përmes një postimi në Facebook, duke përshëndetur LDK-në dhe kryetarin e saj, ka thënë se Abdixhiku deklaroi publikisht se Kryesia e LDK në një akt në vlerësimin tim në interesin më të mirë të Kosovës, ka vendosur me shumicë absolute votash t’i mundësojë parlamentit të vendit zgjedhjen e zonjës Vjosa Osmani presidente e Kosovës”. “Me këtë rast shpreh kënaqësinë time dhe përshëndes nga zemra kryetarin e LDK, z....
Continue reading...



