A do të vazhdoni të jeni President deri në vitin 2022? Ilir Meta kapet në befasi nga gazetarja, shihni reagimin e tij

Presidenti i vendit Ilir Meta ka qenë sot në Elbasan në manastirin e “Shën Joan Vladimirit”, ku pyet në lidhje me faktin nëse do të jetë president deri në 2022-shin. Meta deklaroi se tema e shkarkimit është vënë në dukje pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai i sugjeroi gazetarët që të merren me një çështje me rëndësi siç është sipas tij vjedhja e zgjedhjeve të 25 prillit.

“Nuk dëshiroj që të flas në një vend të shenjtë për çështje që nuk ekzistojnë. Që do të thotë që kjo tema e shkarkimit është bërë më tepër pas 25 prillit dhe kur është konfirmuar edhe gjithçka që presidenti ka thënë para 25 prillit. Kuvend i dy viteve të fundit ishte një Kuvend pa opozitë, Ai është më antikushtetues. Nëse doni të merreni me gjë serioze, merruni me hetimet për 25 prillin dhe pas kësaj date. Në një vend demokratik qytetarët duhet të jenë të sigurt që vota tyre është e sigurt. Barazia para ligjit garantohet kur vota është e lirë. Kur disa votojnë disa herë dhe disave iu mohohet e drejta e votës, ku vota nuk mund të dalë qëllimisht e pavlefshme, dhe ku vota është gjëja më e rëndësishme që kanë qytetarët në demokraci. Kjo është çështje e rëndësishme, çështjet e tjera s’kanë asnjë rëndësi të përmenden”, – tha Meta.