Nano del me paralajmërimin ‘bombë’: Ja çfarë do të ndodhte nëse Sali Berisha do të rikthehej në krye të Partisë Demokratike

Deklaratën e Sali Berishës, i cili tha se mund të rikthehet në krye të PD, analisti Mustafa Nano e ka cilësuar si vendim që mund të nxirrte PD-në jashtë sistemit.

Nano tha në studion e lajmeve të MCN TV se PPE nxitoi të përshëndeste fitoren e Bashës për shkak se kanë dëgjuar edhe deklaratat e Berishës dhe se me reagimin e tyre kanë dashur të tregojnë se mbështesin gjeneratën e re.

“Ai e ka lënë të hapur qartazi, por unë e shoh të pamundur. PPE sot lëshuan një deklaratë dhe përshëndetën Bashën. Ata janë ngutur sepse kanë dashur të thonë që mbështesin gjeneratën e re. Nëse Berisha e vendos ai mund të bëhet kryetar i PD, por PD do bëhej parti jashtë sistemit, do shpallej non grata edhe nga Europianët. Por nëse do ai Bashën e largon, nuk e ka problem”, tha Nano.