Hapja e negociatave me BE, ministrja Xhaçka jep lajmin fantastik për Shqipërinë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, është takuar në Bruksel me ministren holandeze për Tregtinë e Jashtme dhe Bashkëpunimin për Zhvillim, Singrid Kaag.

Kryediplomatja shqiptare vlerësoi mbështetjen e Holandës në mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së.

“Shpresojmë se Parlamenti Hollandez do ta mbështesë qëndrimin e Qeverisë. Besimplotë që në të ardhmen e afërt të punojmë së bashku për të zgjeruar marrëdhëniet midis vendeve tona”, u shpreh ministrja.

Ministrja Xhaçka ndodhet në Bruksel si pjesë e delegacionit shqiptar në samitin e NATO-s, delegacion i cili kryesohet nga kryeministri Rama.