Ka degraduar në përplasje e sherr mbledhja që kreu aktual i PD-së Lulzim Basha ka pasur me krerët e degëve të Tiranës. Basha i ka kërkuar kryetarëve të degëve që të dalin e të sqarojnë arsyet e vendimit për përjashtimit të Berishës dhe sa të vështirë e ka pasur ai. Në këtë moment ka ndërhyrë Agron Shehaj që i ka kërkuar që të dal vetë e të sqarojë bazën, në një kohë që 75 % të sajën e ka kundër. Pas përplasjeve verbale Shehaj ka braktisur sallën, ndërkohë që pjesë e madhe e drejtuesve të degëve mungonin në këtë mbledhje....
Continue reading...Djali i Sokol Olladashit zbulon se çfarë do të ndodhë në vijim me Partinë Demokratike
Glauk Olldashi, djali i Sokol Olladashit rrëfeu për karrierën e tij në PD dhe për situatën aktuale. Olldashi tha nëse babi i tij do të ishte në krye të PD-s, Partia Demokratike do ishte ndryshe. Sipas tij, PD do e kalojë këtë moment të vështirë. Ai shkoi dhe më tej ku pohoi se partia demokratike nuk drejtohet nga facebook. Deklarata e Olldashit: “Babai i donte njerëzit dhe ata e donin atë, pasi ai e kishte zemrën e mirë. Politika nuk është profesion por një përgjegjësi i një grupi njerëzish që ti përfaqëson. Nuk dua të bëj asgjë që ta ul...
Continue reading...Yuri Kim: Shpresojmë se PD do të dalë më e fortë dhe më e bashkuar, që të fitojë përsëri zgjedhjet
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim pas një takimi me liderin opozitar, Lulzim Basha, deklaroi se Amerika e di që PD-ja ndodhet në një pozitë të vështirë reformimi, duke shtuar se shpreson që të dalë nga kjo rrugë më e fortë, që të fitojë sërish zgjedhjet. Deklarata e Yuri Kim: “E dini të gjithë që SHBA ka pasur marrëdhënie të fortë me PD. Ne ishim aty kur PD hipi në pushtet për herë të parë dhe shpresoj që të punojmë së bashku kur ajo të vijë në pushtet përsëri. Demokracia përkufizohet nga të pasurit e një partie opozitare të fortë dhe...
Continue reading...“Në Ballkan, do ketë destabilizim”, Gjukanoviç paralajmëron nga Asambleja e OKB-së
Ballkani vazhdon të jetë një rajon i përplasjes se interesave dhe qëllimeve strategjike të aktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë, deklaroi në Asamblenë e OKB-së presidenti malazez, Milo Gjukanovic, i cili la të kuptohet se stabiliteti i rajonit, është sot nën kërcënim. “Edhe sot e kësaj ditë ekzistojnë sfidat dhe kërcënimet ndaj demokracisë shumë etnike në Ballkan. Ballkani Perëndimor është përsëri arenë e interesave gjeopolitike, pasojat e të cilave janë ngadalësimi i integrimit europian“, u shpreh ai. Gjukanovic tha se Mali i Zi paralajmëron për rrezikun e përtërirë të destabilizimit të Ballkanit Perëndimor dhe ngushtimin e hapësirës të perspektivës së tij europiane....
Continue reading...Serbët ‘tradhëtojnë’ Aleksandër Vuçiç, janë dakord që Kosova të anëtarësohet në OKB me një kusht
Një sondazh i kryer në Serbi tregoi se serbët mbështesin mosnjohjen e Kosovës, por tregoi se ka një elasticitet sa i përket lëshimeve që Beogradi mund të bëjë për hir të integrimit në Bashkimin Europian. Sondazhi i publikuar nga gazeta “Danas” tregon se vetëm 3 për qind e serbëve mbështesin njohjen e pavarësisë së Kosovës pa asnjë kusht, por 27 deri në 30 për qind e të anketuarve ranë dakord që Serbia të lejojë anëtarësimin e saj në OKB dhe organizmat e tjerë ndërkombëtarë nëse kjo do t’i hapte rrugë anëtarësimit të vendit në BE. Sipas sondazhit, dy të tretat...
Continue reading...Ekskluzive: Helikopterët serb futen brenda territorit të Kosovës, në Bërnjak (VIDEO)
Rreth orës 17:00, helikopterë serbë janë futur brenda hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës. Ekipi i “Indeksonline”, i cili po qëndron afër pikës kufitare në Bërnjak, ka kapur momentin kur 3 helikopterët vëzhgojnë nga lartë. Ushtarakët serbë kanë përcjellë situatën e krijuar që pesë ditë, kur serbët e dirigjuar nga Beogradi kanë bllokuar rrugët në Jarinje dhe Bërnjak, në shenjë revolte ndaj hyrjes në fuqi të reciprocitetit të targave. Këto zhvillime duket se kanë të bëjnë me situatën e tensionuar në veri të vendit, Jarinje e Bërnjak, ku po qëndron Njësia Speciale e Kosovës dhe protestues kosovarë të etnisë serbe....
Continue reading...Helikopterët serb nga Rusia që u futën në Kosovë, këto janë performancat e tij (FOTO-VIDEO)
3 helikopterë serb janë futur rreth orës 17:00 brenda territorit të Kosovës. Bëhet fjalë për M-35, helikopterë të prodhuar nga Moska. Beogradi zyrtar këto helikopter i kishte blerë vitin e kaluar nga Rusia. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në fjalimin e tij drejtuar kombit pas vizitës së Presidentit rus Vladimir Putin në Beograd. “Serbia është e kënaqur me bashkëpunimin e saj ushtarak-teknik me Rusinë. Ne kemi rënë dakord për të blerë shtatë helikopterë Mi-35 dhe tre Mi-17”, kishte thënë ai. FOTO:
Continue reading...Diplomati amerikan: Thaçi më tha, kush të ka paguar që të kundërshtosh propozimin tim për shkëmbim të territoreve?
Akademiku amerikan David Phillips ka deklaruar për BIRN që Presidenti Hashim Thaçi i kishte kërkuar atij që të përgatiste një studim që do ta përkrahte shkëmbimin e territoreve në vjeshtën e vitit 2018. Phillips, që është drejtor i Programit për Ndërtim të Paqes dhe të Drejtave në Institutin e Universitetit Kolumbia për Studime të të Drejtave të Njeriut dhe që ka shkruar rreth Kosovës që nga viti 1989, kishte nënshkruar një kontratë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës – MPJ, më 26 shkurt 2018. Në kontratën e tij thuhet që ai duhet të ofrojë “këshilla sipas kërkesave të...
Continue reading...Televizioni publik serb: Një polic ua drejtoi mitralozin helikopterëve serb që lëvizën afër Kosovës
Tre helikopterë serbë fluturuan sot afër kufirit me Kosovën në Jarinje. Pamje të manovrave të tyre në zonën tanimë të tensionuar u shpërndanë gjithandej nëpër media, shkruan lajmi. Por, Radio Televizioni i Serbisë, raporton edhe diçka tjetër, që megjithatë nuk është e konfirmuar dhe nuk dihet vërtetësia e lajmit. Sipas RTS-së, gjatë kohës që këta helikopterë po fluturonin në qiell, një polic i Njësisë Speciale ka hyrë në automjetin e blinduar dhe ka drejtuar mitralozin në drejtim të helikopterëve. VIDEO:
Continue reading...FSK po përgatitet të hyjë në veri? Flasin nga Ministria e Mbrojtjes
Ministria e Mbrojtjes ka mohuar raportimet se Forcat e Sigurisë të Kosovës po bëjnë përgatitje ushtarake që të futen në Veriun e Kosovës. Një gjë të tillë e ka bërë vetë ministria nëpërmjet një njoftimit, duke sqaruar se FSK merr vendim në përputhshmëri me Kushtetutën dhe koordinim me KFOR-in. “Dezinformatat se, kinse FSK është duke përgatitur trupa ushtarake për ndërhyrje në Veriun e Kosovës, janë plotësisht të pavërteta, dhe kanë për qëllim dezinformimin e opinionit, për të paraqitur një situatë pasigurie për qytetarët tanë të komunitetit serb”, thuhet në njoftim. Njoftimi i plotë: “Ministria e Mbrojtjes, me qëllim të informimit...
Continue reading...




