Haklaj del me deklaratën e fortë, zbulon planin e Sali Berishës: Ka qenë një “oktapod” për PD

Aksionin politik të Sali Berishës pas shpalljes “non-grata”, nga SHBA, Azgan Haklaj, e sheh më shumë si një betejë për figurën e vet Berishës, se sa të vet PD-së.

Deklarata e Haklajs:

“I kam bërë thirrje Berishës, që nëse ju e doni PD, kontributi juaj më i madh është që të shkoni në shtëpi, të mos pranoni kandidimin në 2015.

Ai nuk i ka kapur 5 mijë vota, ai u largua, por mbeti në prapaskenë dhe vendoste gjithçka, por edhe ndërkombëtarët u lodhën me dy kryetar partie, shko te njëri, shko të tjetri, Berisha, ishe si një “oktapod” si gjithçka që donte me përbi gjithçka gjente përpara.

Ai e ka për vete betejën personalisht, pse heshtte gjatë gjithë kohës kur u larguar gjithë ato figura të PD-së, por nuk reagonte fare. Berisha nuk po e bën këtë betejë për PD, por për veten e tij”.-shkruan Haklaj.