Kjo është këngëtarja shqiptare që kërkoi ta marrë fëmijën e saj në ‘Big Brother VIP’

Edhe pak ditë me datë 5 tetor, nis reality show “Big Brother VIP”. Një nga emrat e konfirmuar nga Prive që do të jenë pjesë e shtëpisë së fashme është Albërie Hadërgjonaj.

Ajo që nuk dihej ishte se edhe këngëtarja Linda Halimi e kishte marrë në konsideratë pjesëmarrjen, mirëpo ajo kishte pasur edhe një kërkesë jo të zakontë – ta merrte edhe vajzën e saj me vete. Këtë e zbuloi vetë këngëtarja me anë të një postimi në llogarinë e saj.