Analisti Frrok Çupi është shprehur se Partia Demokratike nuk e ka të gjatë. Ai ka theksuar se në vendin tonë nuk ka praktikisht PD, por është një atavizëm që ka prodhuar një histori të keqe, tërmetesh ekonomike, tërmetesh sociale e luftërash në vendin tonë. Sipas analistit, në 30 vitet e demokracisë PD-ja ka prodhuar më shumë luftëra se sa vetë pushtimi otoman në 500 vite. “O bie shteti shqiptar ose Berisha është brenda flluskës dhe do të shkojë një ditë në një vend që nuk quhet flluskë.” “PD praktikisht nuk ka. PD-të e tjera të botës lindore vullnetarisht thanë tani...
Continue reading...Një tjetër deputet tradhton Bashën, i bashkohet “Foltores” së Berishës
Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë “Foltoren” me demokratët në qytetin e Kukësit. Deputeti Isuf Qela, njëherësh kryetar i PD Tropojë i bashkuar Berishës në takimin me demokratët e Kukësit. Ndërsa qindra demokratë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike i kanë rezervuar një pritje spektakolare ish-kryeministrit Berisha i cili po kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe vendosjen e sovranitetit. Makinat me flamurin e PD-së e vendosura në kolonë njëra pas tjetrës i kanë bërë një pritje të ngrohtë Sali Berishës.
Continue reading...Pak para takimit me demokratët e Kukësit, Lulzim Basha nxjerr videon, mesazh të fortë Sali Berishës
Shkarkimi i Flamur Nokës nga Lulzim Basha si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë dhe paralajmërimin e tij për përjashtim nga grupi i PD-së, ka ndezur më shumë situatën në selinë blu. Pak para foltores së Sali Berishës në me demokratët e Kukësit, Lulzim Basha ka publikuar një mesazh të fortë. “Nuk do të lejoj asgjë dhe askënd t’i bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve”, shkruan Basha, teksa publikon dhe videon nga deklarata e tij për mediat pas takimit me ministren britanike për Evropën, ku u shpreh në lidhje me shkarkimin e Flamur Nokës se nuk do të lejojë që PD-ja...
Continue reading...Priten zhvillime të reja! Hoxha paralajmëron goditje ‘të rënda’ për Lulzim Bashën: Ka një çështje të hapur me drejtësinë amerikane
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha paralajmëron goditje të rënda për Lulzim Bashën. Ai thotë se shumë deputetët të tjerë do i bashkohen foltoreve të Berishës, ndërsa shton se Basha ka interesa personal në Partinë Demokratike. Më tej Hoxha thotë se Basha ka çështje të hapura me drejtësinë amerikane. “Basha ka pasur një sinjal për deputetët por harron se PD është krijuar si partia e lirisë. Do të ketë shumë deputetë do i bashkohen foltores së Berishës. Pothuajse të gjithë baza e PD i është bashkuar foltores. Basha ka interesa personal në PD. Nëse ka sot një...
Continue reading...Si do të sillesh nëse Sali Berisha vjen në krye të PD-së? Grida Duma jep përgjigjen e papritur dhe zbulon kush e ‘detyroi’ Bashën që ta përjashtonte ish-kryeministrin
Nënkryetarja e PD-së, Grida Duka i cilëson demokratët që marrin pjesën në “Foltoren” e Berishës si të nxitur nga emocionet dhe jo me strategji. Pyetur se si do të sillej në rast se Berisha do të vinte në krye të PD, Duma deklaroi se lidershipi i PD-së ka përgjegjësinë e qartësisë dhe mungesës së përçarjes. Deklarata e Dumës: “Unë i njoh mirë sondazhet dhe i njoh mirë se si bëhen. Asnjë nga sondazhet që janë bërë për PD nuk hyjnë te sondazhet reale. Nuk tregojnë asgjë për demokratët. Ajo që shoh është një grupim njerëzish që Sali Berisha do e...
Continue reading...A ka patur llum në kohën e qeverisjes së PD? Basha: Sigurisht që po, një pjesë e kemi pastruar
Pas takimit me ministren britanike Wendy Morton, kreu i PD, Lulzim Basha ka folur me tone të ashpra para mediave, duke thënë se nuk mundet PD që ka armik Ramën dhe regjimin e tij të përbaltet me sajesa, shpifje dhe devijime. Në mbledhjen e grupit ditën e diel, Lulzim Basha i është referuar akuzave nga baza, duke u shprehur se “Qeverisja 8-vjeçare e PD-së ka pasur pjesën e vet të mirë dhe ka pasur edhe llumin”, një deklaratë e cila shkaktoi irritimin e një pjese të demokratëve, mes tyre të Nokës. Por kush është llumi në PD? Këtë lideri demokrat...
Continue reading...Erion Braçe del me reagimin e papritur pas shkarkimit të Flamur Nokës
Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar për zhvillimet më të fundit brenda PD-së. Mbrëmjen e djeshme Lulzim Basha mori vendimin për shkarkimin e Flamur Nokës nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë dhe e paralajmëroi se do ta përjashtonte nga partia. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe me një shkrim të dialektit verior shprehet: “Demokracia marshon! Ka sha princin dhe po mbron mbretin. Për kaq të hekim na!” Me anë të këtij shkrimi, duket sikur Braçe në njëfarë mënyre del në krah të Flamur Nokës, duke e kritikuar Bashën për shkarkimin e bërë vetëm për faktin se Noka nuk...
Continue reading...“Klimë që tregon degradim”, Kadilli del me reagimin e fortë për shkarkimin e Flamur Nokës nga Basha
Ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka reaguar për vendimin e Lulzim Bashës për shkarkimin e Flamur Nokës nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kadilli shkruan se ky shkarkim ishte një dëshmi e traditës së shëmtuar të përjashtimeve, e se opozita po vjen dhe po zvogëlohet nga përjashtimet. Ai thotë se demokratët duhet të reagojnë kundër modelit dhe jo rastit personal. Klima që është krijuar brenda PD-së, sipas Kadillit tregon degradim. Reagim nga Iniciativa Demokratike – iDE: “Shkarkimi i z. Noka një dëshmi tjetër e traditës së shëmtuar të përjashtimeve....
Continue reading...Mimi Kodheli rimerr postin e lartë drejtues në Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Deputetja e PS-së, Mimi Kodheli është rizgjedhur në mënyrë unanime sërish si zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli mori pjesë në sesionin vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që u zhvillua në Lisbonë, në datat 8-11 tetor. Komisionet zhvilluan mbledhje gjatë dy ditëve të para të aktivitetit duke diskutuar dhe analizuar raportet dhe rezolutat e përgatitura nga raporterët. Të ftuar ishin ekspertë të fushës si dhe krerët e politikës portugeze. Po ashtu Sesioni vjetor përmbylli punimet e tij me seancën plenare drejtuar nga Presidenti i AP NATO Kongresmeni Gerry Connolly, në...
Continue reading...Basha zbuloi arsyen e përjashtimit të Flamur Nokës, reagon ‘flakë për flakë’ Jozefina Topalli
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar ‘flakë për flakë’ pas prononcimit për mediat që bëri sot kryedemokrati Lulzim Basha në lidhje me shkarkimin e Flamur Nokës nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë. “E mbyti Ramën… duke hequr të vetët”, shkruan Topalli. Kujtojmë që Basha gjatë fjalës së tij për mediat tha: “Zoti Noka i është komunikuar largimi nga komisioni i sigurisë. Nuk është përjashtuar është paralajmëruar. Nuk mundet që PD që ka armik Edi Ramën të mbetemi peng i interesave personale. Sajesat dhe shpifjet i shërbejnë Edi Ramës. Vendimi im për të shmangur përçarjet. Disa persona duan ta kthejnë...
Continue reading...




