“Është shumë e rëndë”, Paloka nxjerr prapaskenat nga mbledhja e Kryesisë: I kërkova Lulzim Bashës që të shkojë në Prokurori

Deputeti Edi Paloka ka folur lidhur me deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha se Sali Berisha po bashkëpunon me Tom Doshi, Aqif Rakipi dhe Suel Çelën.

Paloka zbuloi se dhe në mbledhjen e kryesisë kishte kërkuar që të shkohej në Prokurori nëse kjo gjë është e vërtetë.

“Që kur u bë deklarata thash që nëse kjo është e vërtetë kjo punë duhet të shkojë në Prokurori. Nëse dikujt I është marrë vota nën kërcënim, duhet të denoncohet. U ngrit ky pretendim, u kërkuan prova, u tha që ka prova dhe nuk I japim. Kjo duket një lojë që nuk sjellë asgjë pozitive. Kjo gjë të thuhet si diçka që këto vota nuk vlejnë është shumë e rëndë.”, u shpreh Paloka në MCN TV.