Kuvendi shpërthen në të qeshura pas pyetjes provokuese të Ramës për Bashën, kjo është deputetja që doli hapur në mbrojtje kreut të PD-së

Debate të ashpra u zhvilluan sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku nuk munguan as fyerjet personale. Përplasjet më të mëdha u zhvilluan mes Edi Ramas dhe Lulzim Bashës, ku pati replika të shumta. Pyetja e kryeministrit Edi Rama, se kush nga deputetët e tij e beson kryedemokratin, shkaktoi të qeshura në sallë.

Pjesë nga debati:

Rama: Kujt i besojnë Shqiptarët, ty? Lulzim sa nga këta që ke këtu të besojnë ty, sa, sipas teje, nga ata që ke këtu. Sa janë, që nga radha e parë që po flasim..

(Kuvendi qesh)

Rama: Po mirë ja një e paske.

Oriola Pampuri: Po patjetër se më përmendët.

Rama: E kam për të se dua ta ndihmoj, more zotëri ty nuk të beson gjysma e këtyre që ke këtu dhe po pretendon se po të besojnë këto. Mbaju se për burrat janë të gjitha këtu, mbahu…