Pacolli: Tri shtete kanë dhënë garanci për të aukuzuarit në Hagë

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka treguar për Euronews Albania se 3 shtete kanë dhënë garanci për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë. “Unë e di se tre shtete kanë dhënë miratimin për pranimin e të paraburgosurve, nëse gjykata ose gjyqtari vendos që ata të lirohen në liri. Nëse ka nevojë të paguhet ndonjë shumë financiare, unë nuk mund të them dot asgjë”, u shpreh z. Pacolli, teksa shtoi se pret që ata të lirohen. Ish-presidenti rrëfeu edhe 4 orët e takimit me ish-krerët e UÇK, ku tha se ata ishin mirë dhe se të gjitha akuzat...

Continue reading...

Osmani, e ashpër ndaj Vuçiçit: Ju, shpërbërës së Jugosllavisë dhe genocidistë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Beogradi zyrtar po përpiqej të shtrembërojë imazhin e Kosovës me “histori dhe argumente të rreme” dhe të minojë shtetësinë e Kosovës, duke cituar fjalimin e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç në samitin e Lëvizjes së Paangazhuar. Samiti po mbahet në Beograd, ku Aleksandar Vuçiç, si përfaqësues i vendit pritës, tha në fjalën e tij hyrëse se Serbia “lu fton për sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, mbron të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e Kombeve të Bashkuara“, dhe se Serbia është “e përkushtuar për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme” për Kosovën. Vjosa Osmani theksoi...

Continue reading...

Berisha mesazh për Vuçiqin: Do të ndëshkoheni për bëmat në Kosovë dhe Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga Kukësi ku po mban foltoren e radhës, pati një paralajmërim për presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ai tha se ndëshkimi për të gjitha kr imet që Serbia ka kryer në Kosovë e Shqipëri, është shumë afër. “Garantoj qytetarët e Lumës dhe dua t’i çoj mesazh Sllobodanit të ri që do të njihet i gjithë gje noc idi serb ndaj shqiptarëve nga 1970 deri në 1999, përfshirë gj eno cidin e Lumës, më të egrin të luf tës ballkanike i dokumentuar. Përgatitu Sllo bodan se jo vetëm për kr imet në Kosovë edhe në Shqipëri do të...

Continue reading...

Vuçiq: Kur të na tregojnë Amerika e BE-ja se prej kujt të blejmë armë, e shfuqizojmë shtetin krejt

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i është përgjigjur kritikave të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për blerjen e armëve nga Kina dhe Rusia. Vuçiq u shpreh që Serbia është një shtet i pavarur “i cili blen armë aq sa mendon se është e nevojshme, në mënyrë që të parandalojë çdo agresion të mundshëm nga jashtë,” “Nëse mendoni se Amerika me Evropën duhet të vendosin për ne se sa armë do t’i kemi, atëherë po e shfuqizojmë shtetin krejt,” u shpreh Vuçiq. Ai u shpreh edhe se Serbia do të mbeste pa tubacion gazi po të...

Continue reading...

Zaev: Në vend të “20%” do të shkruajmë “shqiptarë”

Kryeministri Zoran Zaev nuk ka dilema se të gjithë aktorët politik do t’i pranojnë rezultatet e regjistrimit, meqë të gjithë qytetarët u regjistruan. Ai thotë se është i gatshëm që përkufizimin e gjuhës shqipe në Kushtetutë si gjuhë të cilën e flasin 20% e popullsisë, është i gatshëm ta ndryshojë. Po, jam i gatshëm, gjatë hapjes së ardhshme të Kushtetutës, “20%-shi” në shtet e që e dimë se janë shqiptarët që kur është shkruar… Ne nuk kishim të drejtë tani kur e hapëm Kushtetutën sepse e hapëm me një arsye dhe kjo ishte Marrëveshja e Prespës. Kur të vijë koha...

Continue reading...

Hapet panairi i armëve, Vuçiç: Do forcojmë ushtrinë, nuk ka mëshirë për të dobëtit

Sot është hapur në Serbi panairi Ndërkombëtar i Armëve dhe Pajisjeve Ushtarake ‘Partner 2021’. I pranishëm ishte edhe presidenti Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit deklaroi se Serbia do të vijojë ta forcojë ushtrinë e saj, duke nënvizuar se në botën e interesave nuk ka mëshirë për të dobëtit. “Në botën e interesave nuk ka mëshirë për të dobëtit, por respekt për të fortët, prandaj është e rëndësishme të zhvillojmë industrinë e mbrojtjes. Është e rëndësishme të konkurrojmë me fuqitë e mëdha në promovimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake, është e rëndësishme të ndërtojmë rrugën tonë edhe në këtë çështje dhe...

Continue reading...

”Thoja u mërzit që linda vajzë”, Arjola prek mes lotësh: Ma tregoi shoqja se burri im flinte me të tjera

Prova javore ka vijuar për dyshen e banorëve të ”Big Brother Vip”, Ilir dhe Arjola. Radhën për të rrëfyer diçka e ka pikërisht Arjola, së cilës iu desh të ndantë për Ilirin dhe publikun tradhtinë nga ish-partneri i saj. Ajo tha se e kishte mësuar këtë gjë nga një mikesha e saj por vetëm pas disa kohësh mundi ta besonte vërtet. ‘’ Nuk mund ta besoja që personi që po më lutej mua të mos e tra dhtoja, më tra dhton vetë’’,- tha ajo. Më tej aktorja tregoi se e kishte falur këtë veprim për 6 vite por gjërat sa...

Continue reading...

Rexhep Qosja: Nuk më lejon etika intelektuale, të sulmoj njeriun e rrëzuar, Sali Berisha

Akademiku Rexhep Qosja, i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga, në Dritare Tv, u pyet për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Berisha dhe situatën e tij të re në PD. Ja si u shpreh ai: “Unë kam shkruar shumë për kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha, për kryetarin e PD, Sali Berisha. Kam shkruar shumë për politikën që ka bërë Sali Berisha. Tani Sali Berisha përjetoi diçka të papritur që i sjell natyrisht dhimbje çdo politikani dhe sa më lart të ketë qenë, me pozitë, më shumë dhimbje ka ai dhe shteti në të cilin ai ka pasur pozitat shtetërore. Tani...

Continue reading...

Shkarkoi Nokën nga “Siguria”, Basha: S’mund të jemi peng i interesave personale, PD jo bunker

Në reagimin e parë pasi shkarkoi Flamur Nokën nga posti i zv.kryetarit të Komisionit të Sigurisë, me tone të ashpra kryedemokrati Lulzim Basha, tha se PD s’mund të mbetet peng i axhendave personale që kërkojnë ta kthejnë në një bunker për interesa të kujtdo, referuar këtu ish-kryeministrit Sali Berisha. Prandaj, theksoi Basha, shtrembërime të tilla nuk do të tolerohen, duke iu referuar këtu deklaratave të fundit të Nokës. “Nokës i kam komunikuar shkarkimin nga detyra si nënkryetar i komisionit të sigurisë, nuk e kam përjashtuar por e kam paralajmëruar, nuk mundet PD që ka kundërshtar dhe armik Ramën dhe regjimin...

Continue reading...

Shkarkimi i Berishës edhe nga Kryesia e PD-së? Ja çfarë thotë Frrok Çupi

Në një intervistë televizive, analisti Frrok Çupi ka komentuar informacionet që kanë dalë në lidhje me shkarkimin e Sali Berishës nga Kryesia e PD-së. Në lidhje me lajmet e shkarkimit të Berishës nga kryesia e PD-së, ai tha se nëse nuk merret ky vendim nga ana e PD-së më vonë do të ishte shumë e rrezikshme. Sipas analistit, ka edhe një projekt tjetër në sfondin e aktiviteteve të Berishës, duke theksuar se po luhet politikë e thellë brenda PD-së. Ai shton se tetori është konsideruar që Ilir Meta të shkarkohet nga pozicioni i presidentit të Republikës dhe më pas ai...

Continue reading...